Ardjan Çapja, i arrestuar sot në Elbasan, si një nga autorët e dyshuar për vrasjen e dyfishtë të Gentian Beqirit dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012, është cilësuar nga autoritetet si një person me precedent të theksuar kriminal.
Por në qershor të vitit 2020, Çapja i shpëtoi mrekullisht një atentati që iu bë në vilën e tij në Kodër Krastë të Elbasanit.
Ai u qëllua me armë zjarri, snajper ushtarak në një atentat të mirë organizuar, pranë shtëpisë.
Pavarësisht se zona kontrolloje nga familja Çapja ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë por nuk arritën të ekzekutoninArdjan Çapjan.. 55-vjeçari, mori një plumb në shpatullën e majtë, pranë zemrës. Në momentin që u rrëzua dhe ra në tokë mori edhe një frakturë në kokë, por arriti që t’i shpëtojë atentati.
Ardian Çapja ka qenë shoqëruar disa herë në polici, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv në 2017, ende pa autorë, por dyshimet janë për konfliktet e vjetra të fisit. 55-vjeçari konsiderohet si “truri” i grupit të Çapjave. Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005./Opinion.al