Home KRYESORE UJI DHE SHTATË MAGJITË E TIJ. Nga Sazan GURI

UJI DHE SHTATË MAGJITË E TIJ. Nga Sazan GURI

Së bashku me fjalët gur, mal, pi(y)l, at, am, dor, pi, ha, uk, etj., ai (uj-i) është ndër fjalët e para të shpikura nga pjellagu (lexo-pellazgu) i parë, kur njeriut i erdhi gluha (gjuha). Vonë vonë, ai dyrrokjëzohet në acqua, water, voda, që për bazë secila nga këto fjalë të huaja ka fjalën njërrokshe të thjeshtë të shqipes akull dhe ujt.

Magjia e parë e tij është se Uji është shpikja më e madhe e natyrës, në mos, e para e saj, pas të cilit dhe brenda të cilit rrodhi jeta një apo shumë qelizore, mandej në stere (tokë e that apo e terr-ur) ajo mbarë biologjike e njerëzore. Ashtu i thjesht, pa ngjyrë, pa erë, pa aromë, me PH neutral, sa i bollshëm aq i mangët, ai hyn e del në jetën tonë si i gjithëpranishëm, por më tepër si i madhërishëm, aq sa ndonjëherë konkuron dhe oksigjenin e ajrit që thithim. Ai ndodhet në gjendje të lëngët, ku dihet se toka e përmban atë në masën 70%, madje dhe pjesa stere e saj për çudi përmban po aq përqind ujë në trup të saj (liqene, rezervuar, ujëra nëntokësor, akuafere, përrenj, lumenj), kështu që toka si volum trupi gjeologjik apo si rruzull përmban rreth 85% ujë.

Magjia e dytë me ujin qendron pse trupi i njeriut përmban po 70% ujë dhe pjesa e tjetër e ngurtë e tij kocka, etj., përmbajnë prap 70% ujë, dhe në total shkon sikundër dhe toka 85 ujë. Për sa më sipër del si leksion, që njeriu nëse duhet të ushqehet, medeomos duhet të përdorë ujë cilësor, por nëse thjesht do që të hajë, le të ginget me OMGJ apo ushqime jo të stinës apo pije me ngjyrë, dhe nëse do që të shqyejë, aty e ka mishin, ilaçet, duhanin, por që me sezbën do të vejë prap te uji që të tresë toksinat e tyre. Dhe për femrat, ai lipset të përdoret në masën 3-5 litra në ditë dhe për meshkujt 2-3 litra, përfshirë lëngjet e gatimit.

Magjia e tretë e ujit është që ai lëviz si askush lëndë tjetër në sipërfaqe të dheut në drejtim të pjerrësisë së tokës, duke na dëshmuar për sfericitetin e saj. Madje për këtë ligj të tij, ka dhe një episod kuptimplot që ka ndodhur midis zyshes amerikane znj. Lane që donte të hapte shkolla në malësi (Shoshaj, Shalës), ku dikush nga malësorët e pyeti për formën e tokës dhe ajo iu gjegj se toka është e rrumbullakët, kështu e ashtu, dhe menjëherë malësori pjellag (mendje që pjell ar – kështu thirren akoma edhe sot në këto zona, njerëzit mbi 20 vjeç, pra, kur maturohen dhe kanë të drejt të futen në pleqëni) i merr fjalën nga goja, duke i thënë se – ndaj uji lëviz si litar sipas një drejtimi të caktuar. Bravo i bërtiti zysha amerikane për mendjen që polle si ar.

Magjia e katërt e ujit është se ai ka një cikël të përputhshëm me atë diellor, pikërisht 365 ditë e 6 orë dhe fillon të pjellë vetveten aty me fillimet e sekondave të para të ditës, të dritës, të fotosintezës, që nisin më 25 dhjetor dhe ai (uji) për gjysëm cikli hënor arrin dhe zëvëndëson apo pjell komplet ujin riosh që do mbajë vlagë për vitin tjetër. Leksioni për këtë temë është se trupi i lëngët (vera, rakia, vaji, etj.) sikundër edhe uji, bazë e të cilit është, nuk mund të na japë të njëjtat vlera ushqyese, si ato në ciklin e parë vjetor. Kësisoj, o njeri, kënaqu me verën apo vajin e ullirit apo çdo lëng tjetër të ciklit të parë të vitit dhe jo me ato që me përbërësa kimik shtesë rrojnë ndër vite, dhe njeriu i shkretë më tepër ngopet me tangërllëkun e peshës së vjetërsisë sesa me vlerat ushqyese të saj.

Magjia e pestë e ujit – i dashur ‘countryman and countrycitisen’. Jam i bindur, që si çdokush, e dini se uji ka një formulë të thjeshtë të ndërtuar nga dy atome hidrogjeni, si baza kimike e formimit të tokës që na ushqen dhe një atom oksigjeni, si baza kimike e jetës së gjallë, përfshirë dhe njeriun. Pra, uji është baza e jetës edhe për njeriun. Sikundër jam i bindur, që nuk di të kundërtën e saj, që njeriu dhe qeniet e tjera të gjalla (kafshët, bimët, etj.) janë baza e jetës së ujit. Dëgjo këtu tani dhe dëgjomë mirë. Uji, veç përbërjes kimike të mësipërme, duke qenë mineral, si gjithë të tjerët ka dhe ndërtohet prej kristalesh optikë, që marrin një formë të caktuar në varësi të sjelljes me të. Pra, ndryshe nga të gjithë mineralet e tjerë, këto kristale optikë marrin formë të caktuar nga mënyra se si reagon, ajo qenie për të cilën ai është baza e jetës, pra, si qeniet e gjalla, si edhe njeriu. Ndërkohë, që dihet, që qeniet e gjalla, si bimët edhe kafshët kanë ekuilibër dhe mënyrë të sjelluri me ujin sipas ligjeve e rregullave perfekte. Ai që del nga binarët në marrëdhënie me të është vetëm qenia me dy këmbë. Kështu, në të gjitha eksperimentet e kryera në qindra pika të globit me ujin që rridhte nëpër rrjedha të caktuara, rezultoi se kur njeriu e bekonte me fjalë të ngrohta, dashamirëse e uruese, kristalet optike të ujit të rrjedhës vendoseshin sipas një forme të rregullt, duke e bërë atë ujë paqësor, të qetë, të dashur dhe dobi prurës. Kur njeriu nuk i bëzante kurrgjë ujit të kësaj rrjedhe, kristalet e tij merrnin formë amorfe dhe nuk reflektonin më vetitë e mësipërme. Por, kur njeriu i pëshpëriste fjalë të mallkuara, ai kthehesh në ujë agresiv, në ujë realisht i tërbuar, sepse kristalet e tij merrnin formën më të çrregullt të mundshme, sepse ato deformoheshin, zgjeroheshin, duke krijuar turbulenca brenda vetvetes, pa shkaqe të jashtme natyrore ose për të njëjtat shkaqe natyrore, si ato më sipër. Me këtë shkak shpjegohet rasti, pse një akshën gatim del me shije, edhe pa hedhur erëza. Sepse, kuzhinieri apo amvisa e ka këndue apo ia ka pasë kënda ushqimin që gatuan, duke i dhënë një shije të papërsëritur. Kujtoj supën e prerë me vezë, kur dikush nga fisi im sëmurej në Berat, që vetëm nëna Minos (sime Mëje) i kërkohej ta gatiste, sepse ajo e këndonte kur e gatuante. Pra, është uji brenda gatimit që merr formë të gëzueshme, dhe/ose e kundërta, kur gjella del pa shije, dhe kuzhinieri e moleps me erëza. Kjo përbën dhe magjinë e pestë të ujit.

Por, uji ka dhe një magji të gjashtë. Mbasi ka pjellë vetveten pas datës 25 dhjetor, siç e shpjeguam më lart, gjë që i duhet një gjysëm cikëli hënor (dy x 7 ditë), dhe mbasi hidhet kryqi me argjend në të, më sakt me nitrat argjendi (AgNO3) që shërben në këtë rast si katalizator, ai (uji) në çdo pikë të globit në këtë ditë (06 Janar) ndodhet i çbakterizuar dhe kudo mund të marrësh një sasi të caktuar ose sa të duash, dhe ai që nuk prishet dhe rron edhe një cikël tjetër vjetor. Leksioni i gjashtë për të mësuar nga ky rast magjik i ujit është se çdo kryetar partie apo qeverie mund të zgjidhet sipas ligjeve të natyrës dhe/ose biologjike deri në dy herë nëse është i bekuar, por asnjëherë tre e katër apo sulltan e car-a e gadaf të përjetshëm.

Dhe magjia e shtatë me ujin është se nëse do një ilaç natyror apo organik me trupin përdor ujin esëll prej 666ml, të paktën gjysëm litri, për gjithë jetën. Qëmoti në kohën e pellazgëve, sumerëve, egjyptianëve, të çmendurit nuk kuroheshin me ilaçe, por me ujë për 42 ditë. Edhe Pitagora i madh, para se të bënte zbulimet dhe formulat gjeometrike (3x4x5) në deltën e Nilit, apo Moisiu, para se të hipte në malet Sinai për të hartuar Biblën, agjëruan duke pirë ujë për 42 ditë. Leksioni i shtatë nga ky rast është që edhe pasi ke gabuar një ditë më parë korrigjo veten duke përdorur ujë esëll, apo ujë në vend të ilaçeve, apo ujë në vend të pijeve me ngjyrë, dhe të shlodhësh mendjen, jo me tym cigaresh, por me thjesht ujë.

Share: