Deputetët socialistë që mbetën jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit, thonë se kjo ishte një zgjedhje e tyre dhe jo vendim i kryetarit Edi Rama. Pavarësisht se janë jashtë garës, ata shprehen se mbeten të angazhuar në fushatë.
Fate Velaj thotë se nuk është në dijeni të vendimit të kryetarit Rama për përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli nga fushata e PS, ndërsa kolegu tij Edmond Leka, pohon se Leli vijon fushatën.
I rilinduri Halit Valteri, që mori mandatin e deputetit nga listat e PD pasi ajo dogji mandatet, është kandidati I 36 në listën e PS në Tiranë. Ai pretendon se do arrijë të fitojë aq vota sa të zgjidhet deputet.
I lënë jashtë listave të PS Sadri Abazi, nuk ka fjalë, por thjesht qesh me të madhe.
(BalkanWeb)