Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 11°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm ku herë pas here do të ketë reshje të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 04°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 06°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore në vendin tonë, Kosovë dhe botë:FOTO GALERI1/6
Top Channel