Home KRYESORE Zgjedhjet/Dy kryebashkiakët e PS japin dorëheqjen, kandidojnë për deputetë

Zgjedhjet/Dy kryebashkiakët e PS japin dorëheqjen, kandidojnë për deputetë

Dy kryebashkiakët e Partisë Socialiste, Dritan Leli në Vlorë dhe Dionis Ymerajn në Dibër kanë dhënë dorëheqjen. Burime per Opinion.al bëjnë më dije se dy kryebashkiakët do të kandidojnë për deputetë në zgjedhjet e 25 prilli.

Kujtojmë se sot, është afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka lënë të gjitha partitë që janë regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit, që të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Afati përfundon në orën 23.59.

Ndërkohë që më herët Partia Lëvizja për Ndryshim, e drejtuar nga ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka dorëzuar listën e kandidatëve të saj./Opinion.al

Share: