Nuk e di nëse e keni vëne re, sesa periudhë e pazakontë është kjo…
Ditët e kësaj pranvere ende të mbajtura peng nga temperaturat e ulëta, shqiptarët po i kalojnë pak më qetë. Stinët kanë filluar ti hynë në hise më shumë nga çfarë u takon njëra – tjetrës, por pavarësisht kësaj nëse e keni vënë re ajri është më i pastër nga çfarë ka qenë më përpara. Pasi na shkundi termeti dhe menjëherë më pas epidemia, këtu nuk ishim vetëm, natyra na kujtoi se ka gjëra për të cilat duhet të kishim menduar me kohë.
E ja ku fillon ndryshimi tjetër…
Lulzim Basha flet për fytyra njerëzore në politikë. Ai është një strateg i mirë, jo fyes, jo arrogant. Më pas ishte Kryemadhi i cila nënvizoi gjatë një takimi elektoral se partia e saj do të punonte që të afronte njerëzit me institucionet.
Ka replika në distancë, por jo sharje deri në palc si herët e tjera.
Fushata zgjedhore është e qetë në dukje, dhe bizneset edhe pse të paralizuara në këtë periudhë, janë gjithsesi më shumë të vëmendshëm sesa të frikësuar. BE uron të ketë frymemarrje për të gjithë pas fushatës dhe duket se roli i monitoruesve ndërkombëtarë po vjen në zbehje graduale, derisa vendi të mos këtë me arbitra të jashtëm, sic ndodh në çdo shtet europian, për të njohur zgjedhjet.
Shkëputja nga tutuela e të huajve është hapi i parë drejt një demokracie të konsoliduar, prandaj mirë, a pak më keq, zgjedhjet duket ti organizojnë e tutelojnë vetë institucionet tona.
Mund të jemi të fortë po të duam edhe ndërkombëtarisht, pa kërkuar aprovime të jashtme, duke kërkuar garë me veten si fillim, por dhe te tjeret.
Roli i shoqërisë civile duhet të rritet duke konsoliduar pozicionin e vet, dhe besueshmëria e tyre duket të forcohet nga pasioni për të kërkuar drejtësi për kauzat dhe ti qëndrojë përballë padrejtesive.
Mirë që ka qetësi, kjo fushatë apo “bukuroshja e fjetur”, uroj ti ketë bërë hesapet me të ardhmen tonë, ka rendesi me shume se premtimet elektorale, apo A-sat e fshehura nën mengë, si alibi.