Home KRYESORE “Do ta ndjek çështjen deri në fund”, çfarë u vendos në seancën...

“Do ta ndjek çështjen deri në fund”, çfarë u vendos në seancën ndaj Llalës

Ka përfunduar seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Mësohet se ai ka kërkuar revokim të gjykimit të shkurtuar kërkesë që është pranuar nga trupi gjykues. Kjo do të thotë që procesi ndaj Llallës do të jetë më i thjeshtë, por do të zgjasë më shumë në kohë. Seanca tjetër u vendos të mbahet në datën 20 prill, ora 9.

Ndërkohë, pasi ka dalë nga gjykata në një prononcim të shkurtër për mediat Adriatik Llalla ka thënë:“Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat”.

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është paraqitur këtë të premte për herë të parë në seancë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 2 vite burg për Llallën, i cili akuzohet për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”./Opinion.al

Share: