Home KRYESORE Eni Vasili konfirmon shtatzëninë pasi kryeministri Rama ia zbuloi padashje

Eni Vasili konfirmon shtatzëninë pasi kryeministri Rama ia zbuloi padashje

Pavarësisht se lajmi i shtatzënisë së gazetares dhe moderatores Eni Vasili qarkulloi nëpër portale, vetë ajo nuk kishte reaguar, të paktën jo deri puntatën e sotme të “Open”, gjatë së cilës kryeministri Rama e zbuloi padashje.

“Së pari, më vjen mirë që të shoh nga afër, sepse doja sinqerisht të të uroja për pritjen. Të pata zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë kur dëgjova që i ke vajza. Çdo të mirë dhe vetëm të mira. Nuk është sekret apo jo, është diçka që e ke thënë?” u shpreh Rama.

Në fakt, ishte sekret.

“Jo, është diçka që e ka thënë Panorama, por është e vërtetë. Po e konfirmoj unë vetë tani. Është zyrtarisht e vërtetë. Jam shumë e lumtur për këtë,” u shpreh Eni.

Siç konfirmoi, ajo është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë e dy vajzave binjake. Eni Vasili ka preferuar të mbajë larg vëmendjes mediatike jetën private. Rastet kur është fotografuar në shoqërinë e Armandit, inxhinierit që la Londrën për t’u zhvendosur në kryeqytet, janë të pakta

“Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë,” u shpreh ajo për marrëdhënien e tyre në “E diell” në shkurt të vitit 2019.

360grade.al

Share: