Nga Alma Lama
Si autore e ligjit 04/L-137 Per Mbrojtjen e Burimeve te Gazetarise dhe si njohese e fushes se lirise se mediave, mund te konstatoj se nderhyrja e organeve hetimore, policise apo prokurorise dhe intervistimi i gazetareve te portalit Insajder, pasi publikimi te nje kontrate konfidenciale qeveritare, eshte ne kundershtim te plote me kete ligj, si dhe me lirine mediave ne pergjithesi, te garantuar me kushtetuten e Kosoves dhe konventat nderkombetare.
Ketu nuk kemi te bejme me nxjerjen e ndonje sekreti shteteror qe do te rrezikonte jeten e njerezve.
Ligji i lartpermendur garanton si me poshte.
Neni 4
- Gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias kanë të drejtën e heshtjes rreth burimeve të tyre të informacionit. Me përjashtim të rasteve të referuara në nenin 5 të këtij ligji, gazetarët dhe
profesionistët e tjerë të medias nuk mund të detyrohen të zbulojnë burimet e informacionit ose të japin
materiale, që ndër të tjera:
1.1. mund të zbulojnë identitetin e burimeve të tyre të informacionit;
1.2. mund të zbulojnë natyrën apo origjinën e informacionit të tyre;
1.3. mund të zbulojnë identitetin e një autori të një teksti ose të një produkti audio-vizual;
1.4. mund të zbulojnë përmbajtjen e informacioneve dhe vetë dokumenteve, nëse kjo gjë
mund të çojë tek identifikimi i burimit;
Neni 9
Në raste të nxjerrjes të sekretit profesional, të përcaktuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës,
gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias nuk mund të ndiqen penalisht, nën akuzën e bashkëpunimit në krim, kur ata janë duke ushtruar të drejtën e heshtjes në lidhje me burimet e tyre.
Ligji i lartpermendur garanton si me poshte. - Neni 4
- Gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias kanë të drejtën e heshtjes rreth burimeve të tyre të informacionit. Me përjashtim të rasteve të referuara në nenin 5 të këtij ligji, gazetarët dhe
profesionistët e tjerë të medias nuk mund të detyrohen të zbulojnë burimet e informacionit ose të japin
materiale, që ndër të tjera:
1.1. mund të zbulojnë identitetin e burimeve të tyre të informacionit;
1.2. mund të zbulojnë natyrën apo origjinën e informacionit të tyre;
1.3. mund të zbulojnë identitetin e një autori të një teksti ose të një produkti audio-vizual;
1.4. mund të zbulojnë përmbajtjen e informacioneve dhe vetë dokumenteve, nëse kjo gjë mund të çojë tek identifikimi i burimit;
Neni 9
Në raste të nxjerrjes të sekretit profesional, të përcaktuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias nuk mund të ndiqen penalisht, nën akuzën e bashkëpunimit në krim, kur ata janë duke ushtruar të drejtën e heshtjes në lidhje me burimet e tyre.