Home KRYESORE ISH PRESIDENTI DHE KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË, PROF. DR. SALI BERISHA PRITI VATRËN

ISH PRESIDENTI DHE KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË, PROF. DR. SALI BERISHA PRITI VATRËN

  • Prof. Dr. Sali Berisha: Vatra ka qenë gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë e demokracisë-

Në mesditën e së Enjtes, 22 Prill 2021, ish Presidenti dhe Kryeministri Demokrat i Shqipërisë, Prof. dr. Sali Berisha priti në zyrën e tij delegacionin e Vatrës. Z. Berisha gjatë pritjes i uroi mirëseardhjen delegacionit të Vatrës dhe shprehu mirënjohjen për praninë në procesin më të rëndësishëm zgjedhor për integrimin e Shqipërisë. Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit përbëjnë moment historik për Shqipërinë.

Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha e falenderoi z. Sali Berisha në emër të delegacionit dhe të gjithë vatranëve për pritjen e ngorhtë dhe vlerësimin në vazhdimësi që ai i ka bërë Vatrës. Kryetari i Vatrës tha se në këto momente kaq të rënësishme jo vetëm për shtetin shqiptar por të gjithë Kombin tonë, Vatra nuk mund të rrinte jashtë këtij procesi zgjedhor. Nga këto zgjedhje varen fatet e demokarcisë shqiptare, prandaj dhe Vatra është këtu .

Z. Sali Berisha e informoi Vatrën me detaje për situatën e renduar , jo vetëm nga ana politike, por edhe për situatën më të vështirë ekonomike dhe varfërinë e mjerushme të shqiptarve. Ai u ndal dhe komentoi me shqetësim edhe vjedhejn e informacionit personal të shtetasve shqiptarë, duke e vënë atë në dispozicion të partisë në pushtet dhe grupeve me rrezikshmëri kriminale. Ai me ato të dhëna tenton t’i mbajë nën presion shqiptarët, duke shkelur privatësinë dhe liritë e shtetasve shqiptarë.Ky mbetet një shqetësim jo vetëm sot në procesin e votimit, por edhe për të ardhmen.

Z. Berisha u interesua për Vatrën dhe zhvillimet në Dasporën shqiptare të Amerikës.

Ai e përshkroi takimin me Vatrën në statusin e tij në rrjetet sociale, duke informuar miqtë:

-Të dashur miq, sot pata kënaqësinë të prisja në një takim një delegacion te Federatës Panshqiptare ”Vatra”, kryetarin e saj, biznesmenin dhe personalitetin e shquar të diasporës tonë në SHBA, Elmi Berisha dhe zotin Naim Dedushaj, ideator e drejtor ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë.

Në këtë takim diskutuam mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe cështje të tjera në interes të bashkëatdhetarëve shqiptaro amerikanë.

I falenderova me shumë mirënjohje për vizitën e tyre si dhe theksova se Vatra ka qenë gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë e demokracisë.

Ardhja e tyre është një inkurajim për shqiptarët për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje. Udhëheqësit e Vatrës dhe përfaqësuesit e diasporës tonë shprehën besimin te programi dhe vizioni i opozitës për ndryshimin me rëndësi jetike për Shqipërinë. sb

Share: