Home KRYESORE Kontrollori paguhet 4.000 $ ndërsa shefi i komisariatit të Rinasit 645 $!...

Kontrollori paguhet 4.000 $ ndërsa shefi i komisariatit të Rinasit 645 $! Do bëhemi njerëz?!

Nga Arsen Rusta

Po kontrollorin kush e ruan?

4 000 $ janë vërtet pak për dikë që ruan trafikun ne qiell!

Po 67.200 lekë për dikë që ruan edhe atë që ruan trafikun e qiellit! Si ju duken?

U bëra kureshtar sot edhe pyeta sa është paga e komisarit të policisë në Rinas. Merr diku tek 645 dollarë.

Me 645 dollarë punon 8 orë por edhe shpesh pa orë. Me telefon në vesh edhe kur flen.

A duhet të bëhemi pak njerzor?

Në fakt fajin e ka shteti, e ka këshilli mbikqyrës i këtij insititucioni shtetëror (albcontrol)

Mos e harroni!!!

Banka shqipërisë kishte të tilla e më të larta paga. Por plasi tek skandali vjedhjes.

Politika majtas djathtas anash është në listën e 60 punonjësve të stresuar!

E dini se ata kanë transport, ushqim, paga, dieta, salla me vidiogame, ambjente relaksi, sigurim shëndetësor.

Thonë smarrin para nga taksat. Po gjë e mirë. Po qiellin kush ja fali albcontrol apo dikur anta!

Ata kanë të drejtat e tyre, drejtësia mbase vendos. Gjykata ose një hetim.

Po e mbyll me bisedën e shqiptari normal. A mo Arsen, janë stresuar se skanë ku i prishin as 2000 dollarë që marrin 🤐

Paçi fat çuna e goca, por sdi nqs në trajnimet europiane keni mësuar e si mund të lesh avionët në ajër!!!!

Shënim: ky qëndrim është pro protestës dhe sindikalizmit. Kundër santazhit, trajtimit të plaçkës, ose monopolit. A thua dinë vetëm këta këtë punë?

Share: