Home KRYESORE Maturantët rikthehen në shkollë, reagon Kushi: Plotësisht të përgatitur

Maturantët rikthehen në shkollë, reagon Kushi: Plotësisht të përgatitur

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas vendimit që mori ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve, për rikthimin e maturntëve në shkollë.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në “Facebook” Kushi shkruan se shkollat janë të përgatitura plotësisht për të pritur maturantët.

Ndër të tjera ajo thekson se në këtë fazë maturantët duhet të respektojnë rregullat antiCovid.

“Jam optimiste për sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të maturantëve nga 10 bashkitë që deri më sot konsideroheshin zona me rrezikshmëri të lartë infeksioni. Shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë plotësisht të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithave protokolleve anti-COVID.

Duke falenderuar çdo nxënës, mësues e prind për mirëkuptimin e reflektuar deri më tani, apeloj fort që të jemi shumë të kujdesshëm në respektimin e rregullave me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit dhe vijimin me një proces të rregullt mësimor.

Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”- shkruan Kushi./Opinion.al

Share: