Home KRYESORE Merret vendimi/ Zgjatet afati i vlefshmërisë së pasaportave

Merret vendimi/ Zgjatet afati i vlefshmërisë së pasaportave

Këshilli i Ministrave ka vendosur që të shtyjë afatin e pasaportave të cilat e kishin vlershmërinë e tyre deri më 25 prill.

Bëhet me dije se ato do të jenë të vlershme deri në fund të muajit prill, konkretisht datë 30 prill.

Akti do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare. Ky vendim vjen pak kohë pasi u shty edhe vlershmëria e kartave të identietit, kjo për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Neni 14/3, i ligjit nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 14/3
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill 2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Share: