Home KRYESORE ’M’u lutën’’, Ramush Haradinaj: Kam qenë në Shqipëri dhe nuk e bëra...

’M’u lutën’’, Ramush Haradinaj: Kam qenë në Shqipëri dhe nuk e bëra vaksinën, ja arsyeja

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zbulon se kur ka qenë në Shqipëri e kanë lutur të bëjë vaksinë anti-Covid, por ai nuk ka pranuar

Haradinaj thotë se do të presë derisa t vaksinohet 2/3 e popullit në Kosovë e pastaj ta marrë edhe ai.

Sipas tij, zgjidhej nuk është improvizimi me çështjen e vaksinimit.

PD
”Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj du me marrë edhe unë. Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj.

360grade.al

Share: