Ditën e nesërme nisin fluturimet drejt Anglisë. Tirana International Airport njofton udhëtarët për dokumentet që duhet të paraqesin bashkë me pranimin e biletës në aeroport.
Sipas TIA udhëtarëve do iu kërkohet;
- Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.
- Tamponi PCR i 72 orëve të fundit
- Blerja a paketës së karantinës, e cila parashikon hotelin e karantines, transportin e karantinës dhe provën e udhëtimit se ju keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 që keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Blerja e paketës së karantinës kryhen sipas linkut:
- PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
- Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.