Mediat greke kanë zbuluar detaje të tjera nga përplasja e ministrave Nikos Dendias dhe Mevlüt Çavuşoğlu në Ankara, e cila duket se zanafillën e kishte shumë më parë.
Sipas Protothema.gr, shpërthimi i Dendias erdhi pasi është provokuar nga takimi i mëparshëm me Presidentin turk Erdogan, ku vetë ai ka nisur provokimet, dhe më pas i ka vijuar edhe ministri i tij i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.
Për grekët, kësaj radhe ‘’Dendias ka shënuar jashtë shtëpie’’ teksa theksohet se ai shmangu me shkathtësi shndërrimin e një pengu të vetë Erdogan.
Po ashtu mediat greke e cilësojnë qëndrimin e Çavuşoğlu si të mjerueshëm. Dendias vizitoi Ankaranë dhe kjo u duk si një vizitë e cila do të zbuste tonet mes Greqisë e Turqisë, dhe do të kontribuonte për dialog, por mediat e vendit fqinj thotë se qartazi Dendias aty gjeti një ‘’terren të rrëshqitshëm’’.
Më parë u zbulua se nga qeveria greke, Dendias kishte marrë urdhër të qartë se nëse provokohej, duhet të përgjigjej menjëherë, ashtu siç ndodhi në konferencë në sytë e gjithë mediave botërore.
Më tej, në Greqi duket se ka një unifikim politik, pasi partia më e madhe opozitare SYRIZA që i ka cilësuar qëndrimet e Dendias të drejta, por akuzojnë Mitostakisin se nuk ak strategji në dialogun e me Turqinë.
(BalkanWeb)