Genc Pollo
Për ish-ministrin dhe ish-deputetin e PD-së Genc Pollo, rezultati i 25 prillit ishe zhgënjyes dhe i trishtë për shumë shqiptarë.
Ai shkruan në Facebook, Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura, si dhe ka falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore.
Pollo: Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura. Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë.