Shoqata e Transportit Urban i kërkon kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 të përfshihet edhe kjo kategori.
Në letrën e dërguar qeverisë, theksohet se ky grup është me risk, pasi është shumë i ekspozuar, prandaj kërkohet vaksinimi.
Ndërkohë, sot nisën marrjen e dozës kineze gazetarët e terrenit dhe nesër do të vijohet me policinë e shtetit. Në Shqipëri po injektohen vaksinat e “Pfizer”, AstraZeneca, “Sputnik V” dhe “Sinovac”.