Home KRYESORE Si ndodhi plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, 3 persona në...

Si ndodhi plagosja e sekretarit të PD në Kavajë, 3 persona në kërkim

Detaje të reja kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kavajë, ku u përdorën armët, dhe u plagos në zyrën elektorale të PD-së sekretari i kësaj partie, Bledar Okshtuni.

Sipas news 24 policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim.

Përveç Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Mësohet se Troplini dhe Shtylla kanë qenë të parët që kanë nisur sherrin. Ata kanë hyrë në zyrën elektorale të PD dhe e kanë dhunuar me grushte sekretarine Partisë Demokratike në Kavajë. Më pas, ka shkuar Jonuzaj dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 17:40, shtetasi i identifikuar si Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri, me mbiemër të ndryshuar, futet në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në lagjen Nr. 4 dhe pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Bledar Okshtuni, 27 vjeç.

27-vjecari Okshtuni, sekretar i PD në Kavajë, u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Share: