SPAK ka bërë rekurs të vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, duke kërkuar të rikthejë në burg mjekun Edvin Prifti.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga qelitë e paraburgimit mjekun e QSUT-së Edvin Prifti i cili ishte lënë në burg prej gati tri javësh pas dyshimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Prifti u prangos pas hetimeve që fillimisht u nisën për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë personave të tjerë, teksa ndër të tjera gjatë bisedave u zbuluar dhe mjeku./Opinion.al