Home KRYESORE Tiranë/Nëna e re me COVID lind foshnjën pas 2 javësh në terapi...

Tiranë/Nëna e re me COVID lind foshnjën pas 2 javësh në terapi intensive

Një nënë e re dhe foshnja e saj kanë arritur të fitojnë betejën me Covid-19. Besmira për shkak të komplikacioneve të rënda të covid-19, iu nënshtrua një ndërhyrjeje krirurgjikale delikate dhe arriti t’ia dilte mbanë.

Rasti është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar një foto nga momenti i arrdhjes në jetë të foshnjës në kryeqytet.

“Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë covid-19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha.

Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë.

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi. Krenare për mjekët dhe infermierët”, shkruan Manastirliu./Opinion.al

Share: