Home Gjeo-Ekonomia Turqia reagon për deklaratat e kryeministrit italian ndaj Erdogan

Turqia reagon për deklaratat e kryeministrit italian ndaj Erdogan

Turqia dënon komentet e bëra nga kryeministri i Italisë, i cili e krahasoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me një diktator dhe e kritikoi trajtimin që i është bërë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Turqi, këtë javë.

Von der Leyen dhe shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, u takuan me Erdoganin më 6 prill.

Mysafirët u çuan në një dhomë të madhe për bisedime, por atje ishin vendosur vetëm dy karrige për tre udhëheqësit.

Atje u ulën dy burrat, ndërsa von der Leyen u ul në një divan të madh, larg homologëve të saj meshkuj.

Ankaraja i hodhi poshtë akuzat për shpërfilljen e von der Leyenit, për shkak të gjinisë së saj.

Kryeministri italian, Mario Draghi, tha se është “shumë i pakënaqur me poshtërimin që presidentja von der Leyen ka pësuar”.

Draghi gjithashtu tha se është e rëndësishme që të jetë i sinqertë me “diktatorët”.

Në përgjigje, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se Turqia “dënon me forcë vërejtjet populiste dhe komentet e shëmtuara dhe të paarsyeshme”, të bëra nga Draghi.

Michel tha se situata e krijuar ishte rezultat i “interpretimit të rreptë” të rregullave të protokollit nga shërbimet turke.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, tha se von der Leyen është “befasuar” nga aranzhimi, por “ka vendosur të vazhdonte, duke i dhënë përparësi substancës, përballë protokollit”.

Lidhjet midis Ankarasë dhe BE-së janë tensionuar për vite me radhë për një varg çështjesh, që përfshijnë fluksin e migrantëve dhe përpjekjen e Turqisë për gaz në Mesdheun Lindor./Opinion.al

ANKARA, April 6, 2021 — Turkish President Recep Tayyip Erdogan 2nd R meets with European Council President Charles Michel 2nd L and European Commission President Ursula von der Leyen 1st L in Ankara, Turkey, on April 6, 2021. Top officials of the European Union on Tuesday expressed readiness to work on concrete agenda with Turkey to push forward economy and migration cooperation between the two sides. (Photo by Mustafa Kaya/Xinhua via Getty) (Xinhua/Mustafa Kaya via Getty Images)
Share: