Lumi i Vjosës, 270 kilometra, është një nga lumenjtë e fundit të egër në Shqipëri që ‘jeton’ në Evropë, me kanionet e tij të papërmbajtur dhe të lirë, që rrjedhin bukur dhe shtrihet në gjarpërim. Burimi kryesor i lumit është në territorin grek afër fshatit Vouvoussa dhe në 80 km e tij të parë ai rrjedh nga Greqia, duke hyrë në territorin shqiptar para se të shkojë më në fund në Detin Adriatik vetëm në veri të lagunës së Nartës, një nga lagunat më të mëdha dhe më të pasura ekologjikisht të një vendi të vogël Ballkanik.
Ky lum i bukur në Shqipërinë e Jugut, ka tërhequr vëmendjen brenda dhe jashtë vendit për shkak të planeve për të ndërtuar hidrocentrale në basenin e tij. Planet kanë alarmuar grupet mjedisore dhe kambanat ranë edhe mes të rinjve.
Katër vajza në një mision për të shpëtuar natyrën :
13-vjeçarja Amantia Jonuzaj dhe shoqet e saj Viktoria Xhani, Keira Cino dhe Artemisa Hasalami kanë bashkuar forcat në një grup të quajtur Citrine;
https://instagram.com/citrine.21?igshid=1i6cg73fa5fiw
dhe kanë marrë iniciativën e tyre për të ndihmuar në mbrojtjen e Vjosës. Ato kanë krijuar një aplikacion për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë temë të ndjeshme.
“Fillimisht ideja jonë ishte të ndërtonim një aplikacion për mbrojtjen e kafshëve. Ne bëmë disa hulumtime dhe na bëri përshtypje fakti që lumi Vjosës përmbante një numër të madh të specieve të cilat rrezikohen çdo ditë për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve,”- tha Amantia
I gjithë aplikacioni bazohet në informacionin në lidhje me lumin Vjosa dhe mbrojtjen e ekosistemit të tij.
“Grupi ynë përbëhet nga katër vajza, dhe secila prej nesh ka punuar në një temë specifike për aplikacionin. Disa bënë foto, disa bënë kërkime, disa dolën me ide dhe unë personalisht u kujdesa për dizajnin dhe programimin, i cili solli në jetë aplikacionin”, shton ajo.
Rritja e ndërgjegjësimit:
Vajzat shpresojnë që njerëzit do të shkarkojnë aplikacionin e tyre dhe do të rrisin ndërgjegjësimin për çfarë po ndodh dhe pse është e gabuar. “Për të mbrojtur Vjosën, të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të ndajmë të njëjtin qëllim, mbrojtjen e Zemrës Blu të Evropës.”
Amantia shpjegon, se aplikimi i tyre ka për qëllim të informojë publikun në lidhje me gurët e çmuar të fshehur të Vjosës, natyrën e egër që e rrethon atë, kafshët dhe bimët e rrezikuara. “Rritja e ndërgjegjësimit për këto elemente të veçanta të natyrës do të nxisë interesimin e turistëve dhe do t’i bëjë njerëzit të duantë vijnë dhe të shohin zonën.”
Sa më afër që të jetë publiku me këtë natyrë dhe sa më shumë tëlidhet me të, aq më të vetëdijshëm do të bëhen ata për thesarin që Evropa mund të humbasë për shkak të ndërhyrjes njerëzore dhe ndërtimit të hidrocentraleve.
Vjosa – e gjitha në një aplikacion:
“Gjithçka që lidhet me Vjosën është pjesë e aplikacionit. Ju mund të shijoni mrekullitë e natyrës që e rrethojnë përmes galerisë, mund të gjeni restorante dhe hotelet më të afërta me zonën ose mund të shkoni të peshkoni me familjen ose miqtë ndërsa njiheni me zonat e peshkimit” – thonë ato.
“Ekzistojnë gjithashtu udhëzues me aktivitetet më interesante si rafting dhe hiking; informacion mbi florën dhe faunën, dhe fakte interesante rreth specieve të rrezikuara që jetojnë atje.”
Vajzat kanë menduar gjithashtu mënyra për të ndihmuar kafshët dhe speciet e rrezikuara si dhe vizitorët që mund të gjenden në një situatë të rrezikshme.
“Nese qëllon, kur të jeni në këtë zonë ndodh diçka e papritur – shihni një kafshë të plagosur, një zjarr ose ndonjë aksident tjetër, ne kemi mundësinë e shpejtë duke u drejtuar automatikisht në numrat e urgjencës të policisë, departamenti i zjarrfikësve, një ambulance ose qendrës më të afërt veterinare. ”
Grupi është pjesë e një programi të quajtur Technovation Girls, të cilin e organizon American Corner Tirana’s Technovation Challenge, një konkurs që bashkon ekipe vajzash nga e gjithë bota. Ata do të konkurrojnë me aplikacione për celularë që gjejnë një zgjidhje për një sfidë të veçantë, duke filluar nga gatishmëria ndaj katastrofave natyrore dhe mbrojtja e mjedisit , e deri te parandalimi i dhunës në familje dhe inkurajimi i vullnetarizmit. Aplikacioni fitues do të shpallet në 3 maj dhe shkoni te Appstore.
“Ne presim që të jemi një nga grupet më të mira dhe do të ishim të lumtura dhe mirënjohese nese do të fitonim konkursin, por qëllimi ynë kryesor mbetet i njëjti – “Shpëtoni Vjosën dhe rrisni ndërgjegjësimin në lidhje me këtë temë të ndjeshme shumë të përfolur në të gjithë botën“.
Ato shpresojnë që aplikacioni i tyre të jetë i hapur për publikun në të ardhmen dhe të ketë një ndikim, duke bërë të mundur që të gjithë ta njohin dhe vlerësojnë këtë thesar.
Dëmtimi i lumit:
Pavarësisht thirrjeve nga BE për të ndaluar ndërtimin e digave, autoritetet Shqiptare planifikojnë të ndërtojnë 27 hidrocentrale në lumin e Vjosës, ekspertët e mjedisit po paralajmërojnë që ndërtimi i tyre do të shkatërronte vlerën ekologjike të lumit dhe do të ndryshonte regjimin e saj hidrologjik.
Ora po troket – ndërtimi në lumin e Vjosës tashmë është duke u zhvilluar dhe bukuroshja shqiptare është në rrezik