Home KRYESORE Vjedhja e të dhënave, Dervishi:Në zyrën e Komisionerit nuk ka asnjë ankesë

Vjedhja e të dhënave, Dervishi:Në zyrën e Komisionerit nuk ka asnjë ankesë

I ftuar sot në “Opinion” ka qenë Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi.

Gjatë fjalës së tij Dervishi është shprehur se pranë zyrës së Komisionerit nuk ka patur asnjë ankesë për publikimin e të dhënave të tyre.

Besnik Dervishi: Meqë jemi në fushatë zgjedhore kjo është e parashikuar me ligjin e kodit zgjedhor, ku parashikon që çdo subjekt politik të ketë listën e zgjedhësve.

Në rastin konkret deri sa kjo nuk është e pasashikuar me ligj, nëse vërtetohet që nuk është dhe pëlqimi i subjektit kemi të bëjmë me  një përpunim jo të ligjshëm të të dhënave personale.

Blendi Fevzi: Ju keni pyetur, keni bërë investigim, ka ndonjë akesë?

Besnik Dervishi: Deri më sot nuk ka patur asnjë ankesë

Blendi Fevzi: Si asnjë ankesë?

Besnik Dervishi: Në zyrën e Komisionerit nuk ka asnjë ankesë të regjistruar, mund të vini që nesër ta shikoni.

Zyra e Komisonerit përveç trajtimit të ankesave ka dhe një mundësi tjetër që të filloj një shqyrtim administrativ. Duke marr parasysh sensibilitetin e ngjarjes ne e kemi nisur një shqyrtim administrativ dhe hetimin administrative që javën e kaluar për disa kontrollues që mendojmë se  janë dhe administrator. /Opinion.al

Share: