Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin dhe ka caktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë çështjen ndaj ish efektivit Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës.
Seanca e parë e kësaj çështjeje do zhvillohet më 29 prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari.
Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën e Hajdarajt që procesi ndaj tij zhvillohet me gjykim të shkurtuar. Po kështu Hajdaraj me kërkesë të mbrojtësve të tij ka kërkuar edhe ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes me dosje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.
Sipas prokurorisë Nevaldo Hajdaraj e ka kryer krimin me dashje dhe për këtë ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes ne kapërcimin kufijve te mbrojtjes së nevojshme, akuzë për të cilën ai kërkon të gjykohet. Ndërsa hetimet zbuluan se vrasja është me dashje dhe mund te evitohej.
Vrasja e Klodian Rashës u bë shkak që vendi të përfshihej në një sërë protestash që kulmuan me dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sander Lleshaj.
Top Channel