Nga Ilir MUHARrEMI, kritik i artit
Artisti duhet të bëj kujdes nga njerëzit. Bëhet fjalë për përkuljen ndaj njerëzve dhe shërbimin ose aprovimin pa kushte dhe krijimin mbi udhëzimin politik dhe korruptiv. Asnjëherë lartësia nuk ka qenë e tmerrshme, por përkulja. Artistët duhet ta luftojnë korrupsionin, jo t’i shërbejnë korrupsionit. Artistët kur vërejnë se korrupsioni ka pllakosur çdo hapësirë qoftë edhe hapësirat artistike, atëherë artisti pa u rezervuar, syrin duhet ta ngritë lartë drejtë e në shenjë, e jo të bie syri poshtë dhe dora të kapet lartë. Rasti i fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Ky lajm u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili shkruan në një mesazh në “twitter” se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA. “Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.
Si duhet të veprojnë në këtë rast artistët? Artisti nuk e matë ose propozon ndryshimin e ligjit, por artisti me forcën e vet artistike reklamon korrupsionin si dukuri negative. Artisti nuk lidhet me zinxhirë me korrupsionin, por reklamon çelësin që hap drynin me të cilat populli është i lidhur.
Në Shqipëri artisti rrojti i verbër ndaj pushtetit të kaluar, bëhej sikur mos t’i njohë sistemet e besa ishte edhe nën shërbim të sistemeve. Rrojti në errësirë duke ngushëlluar të vërtetën për popullin. Asnjë intstalacion artistik, film, shfaqje teatrale, ekspozitë artistike, poezi nuk u qëndisë mjeshtërisht ndaj fatkeqësisë së korrupsionit. Ndoshta artistët e ngopën gushën me para dhe lavdëruan ish sistemin. Nuk kishte as shfaqje spontane në hapësira publike që shpërfaqin të bëmat, defektet, keqtrajtimet dhe korrupsionet. Ndoshta artistët ishin skeptikë ndaj këtyre nismave duke menduar se ekspozitat e përkohshme nuk janë armë të duhura për të komunikuar mbi korrupsionin. Ose shprehja e mesazheve antikorrupsion përmes karrikaturave dhe muzikës popullore nuk do të çojë njerëzit të marrin seriozisht mesazhin. Ndoshta e vërteta në popull dhe në veshët e botës do të triumfojë nëse iniciativa e artistëve do të merrte një qasje humoristike siç është rasti për shumë karikatura antikorrupsion nëpër muzetë e botës. Ose ndoshta askush nga artistët në Shqipëri nuk mendon se iniciativat e artit më vete nuk janë të mjaftueshme.
Iniciativat artistike ndoshta do të zgjidhin çështjet e korrupsionit nëpër vendet e varfra në Ballkan. Përmes ekspozitave të karrikaturës, përformancave në rrugë, ose në dyert e qeverive, apo edhe në oborr (sepse artisti promovon ilegalitetin dhe guximin), ose interpretimi i poezive nga poetët pranë grilave të qeverive, shtëpive të udhëheqësve milioner, do të zgjidhin në vete çështjen e korrupsionit, dhe këto nisma nuk janë thjesht vetëm modë e kohës, por janë efektive në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për korrupsionin sepse artisti është ai që promovon vetëdijen kolektive e jo debatet monotone nëpër televizione tona që njëzet e katër orë dominojnë.
Arti argëtues dhe informues mund të ndikojë te brezat e rinj sepse ata janë më të denjë për pranimin e ndryshimeve pozitive. Angazhimi i brezave të rinj është thelbësor për përpjekjet antikorrupsion, për faktin se të rinjtë janë përgjithësisht më të hapur ndaj ndryshimeve shoqërore dhe transformimit politik. Ia vlen të kihet parasysh se iniciativat artistike si kënga, vizatimi ose teatri janë veçanërisht të dobishme në vendet ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është e varfër. Artet pamore, drama dhe muzika janë ndër mënyrat më të përshtatshme për të komunikuar mesazhe të rëndësishme në këto rrethana. Nëse mungon leximi dhe populli ka pak informata atëherë teatri është ai instrument komunikimi për të rritur nivelin e njohurive dhe të kuptuarit të çështjeve të rëndësishme sociale dhe të zhvillimit. Arti, në të gjitha format e tij, ka provuar të jetë një mjet i efektshëm komunikimi. Iniciativat antikorrupsion duhet të përdoren më shpesh për të siguruar që mesazhi të arrijë tek audienca. Efikasiteti i artit në ngritjen e vetëdijes publike për korrupsionin nuk duhet të nënvlerësohet ose të hidhet poshtë si një shfaqje anësore. Në të vërtetë, arti – artet pamore, këngët, drama, poezia – mund të japin mesazhe më shpejt dhe të ngacmohen një numër i madh njerëzish, sesa fjalime të gjata, të thata ose raportime të drejtpërdrejta të lajmeve ose avokime.
Shkrimet e gazetarëve, raportimet e tyre nëpër TV mund të jenë të thata dhe janë të thata, për shembull rasti i gazetarit Bledi Mane i cili në rrjetin social Facebook deklarohet pas shpalljes “non grata të Sali Berishës: “Më mashtruat e më thatë që pavarësisht zgjedhjeve të majit 1996 kur vodhët 800 mijë vota e rrahët gazetarët dhe opozitën me Shik-un e Gazidedes, brekët tuaja ishin me mbrojtje matanë oqeanit. Madje, madje edhe 50 miliardë lekët që humba në fajde mi përlatë me justifikimin e futjes poshtë brekëve tuaja.
2300 vrasjet e mynxyrës së 1997-ës i amnistuat “me gjasme grabitjen e brekëve tuaja” dhe deri në vitin 2005 kur erdhët në pushtet, shpresoja në arrnimin e këtyre brekëve…
I mbajta veshur këto brekë pa i nderuar por mu grisën nga predhat e Gërdecit të Shkëlzen Berishës dhe Fatmir Mehdiut në mars të 2008-ës, mu skuqën nga vjedhja e Sport Klub “Partizanit” të Jamarbër Malltezit, mu zverdhën nga karshillëku i dyqanit tënd moj Arminë në Bllok, mu snajperizuan me 4 vrasjet e janarit 2011, nga pengesa e reformës në drejtësi bashkë me Petrit Vasilin mu ndryshkën, mu vrimosën nga përçarja e yshtur Veri-Jug me Xhelal Mziun, mu këllirosën nga prudenca që i bëni Ilir Metës si familje biologjike dhe politike derisa sot mi zhveshi Amerika. Mi zhveshi e më la nudo, cullak krejt fare por teksa eci rrugëve kështu lakuriq ndihem më rehat me allatet lëshuar sesa mbuluar me brekët e stiluara nga Sali Berisha.
Ndihem rehat dhe i çliruar pa brekët që bleva te ju në vitin e largët 1992. Brekë të vjedhura, të grisura, të gjakosura, të ndyra, të zverdhura nga dhjerja e barkut që u shpëlau sot!”, përfundon shkrimin Mane.
Të gjitha këto në asnjë iniciativë artiske nuk u ekspozuan ose promovuan.