Home KRYESORE Kim iftar me përfaqësues të besimeve fetare:E veçantë të ndaja bukën me...

Kim iftar me përfaqësues të besimeve fetare:E veçantë të ndaja bukën me ta

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka konsumuar mbrëmjen e sotme iftarin me Baba Edmond Brahimaj dhe Ambasadorin e Izraelit Noah Gendler.

Në këtë iftar kanë qenë të pranishëm gjithashtu dhe përfaqësues nga besime të ndryshme fetare.

Nëpërmjet një njoftimi në “Twitter” Kim shkruan se është e veçantë të ndash bukën me njerëz të besimeve të ndryshme, teksa ka uruar Ramazanin për të gjuithë besimtarët myslimanë.

Faleminderit Baba Edmond Brahimajt & Ambasadorit te Izraelit Noah Gendler, të cilët shtruan së bashku iftarin e mbrëmjes së sotme. Shumë e veçantë të ndaja bukën me miq nga të gjitha besimet. Gëzuar Ramazanin”!”- shrkuan Kim./Opinion.al

Share: