Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar masat e re anti-Covid. Komiteti tha se duke filluar nga 1 qershori do të hiqet mbajtja e maskës në ambientet e jashtme, si dhe do të zhvendoset ora policore në 23:00, nga 22:00 që është aktualisht.
“Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Masat që lehtësohen:
Nga 1 Qershori:
• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.
Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.
Nga 15 Qershor:
• grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.
Nga 1 Korriku:
• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP
Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend. Kujtojmë se ditën e djeshme, pas 244 ditësh, nuk u shënua asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa është ulur ndjeshëm edhe numri i infektimeve.
(BalkanWeb)