Home KRYESORE “Ku shkojnë paratë dhe pronat e sekuestruara”? Si përgjigjet Arben Kraja

“Ku shkojnë paratë dhe pronat e sekuestruara”? Si përgjigjet Arben Kraja

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, ka raportuar ditën e sotme punën e bërë nga ky institucion gjatë një viti.

Teksa u është përgjigjur pyetjeve të bëra nga anëtarët e KLP, Kraja ka folur gjithashtu edhe për sekuestrimet e bëra nga SPAK, dhe se kujt i kalojnë kompetenca e të ardhurave të siguruara.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme u shpreh se është një agjenci që merret me administrimin e këtyre pasurive.

Ndër të tjera Arben Kraja shtoi se pronat e patundshme janë shumë të vështirë të shiten, pasi blerësit janë të pakët për shkak se pronat kanë qenë në pronësi të personave të skeduar kriminal.

“Ne jemi të gjithë seriozë. Kolegët janë më të ngarkuar se sa unë, administrata gjithashtu, por ne punojmë me parimin që të ndihmojmë Prokurorët. Ka diçka që dua ta bëj të qartë. Këtu diskutohet parimi. Në parim duhet të keni parasysh që treguesit e suksesit duhet të jenë të krahasueshëm. Unë kam ndjekur zhvillimet e KLP në vitin 2019-ë. Kjo është tregues suksesi sepse ka gjetur personat për BKH e SPAK. Ne s’kemi punuar vetëm me dosjet e krimeve të rënda, kemi edhe dosje të tjera, padiskutim. Nuk dua të futem më shumë në detaje.

Sa i përket sekuestrimeve, ligji parashikon procedurën nga bllokimi, në sekuestrim, e konfiskim, qoftë ligji anti-mafia dhe akti normativ. Është një agjenci që merret me administrimin e këtyre pasurive. Pasuritë janë nga më të ndryshmet, ka një komitet e tregon çdo të bëhen me paratë që sekuestrohen. Të jeni e sigurt që vendimmarrja është në të mirë të mundshme, për të bërë më efektive këto prona. Ka problematika, sepse janë prona që kanë qenë pjesë e krimit dhe nuk është e lehtë të shiten”, u shpreh Kraja./Opinion.al

Share: