Home Approccio Italo Albanese Lejet E Qëndrimit Në Itali, Njoftimi I Rëndësishëm Për Dokumentet

Lejet E Qëndrimit Në Itali, Njoftimi I Rëndësishëm Për Dokumentet

Viti pandemik ka krijuar problematika e vështirësi në procesin e leje-qëndrimit për emigrantët në Itali.

Vonesat shumëmujore në marrjen e dokumenteve dhe kriza ekonomike e sipërmarrjes italiane, si rrjedhojë e emergjencës shëndetësore, kanë bërë që mjaft emigrantë të rrezikojnë qëndrimin e tyre në këtë shtet.

Për t’u ardhur në ndihmë, Departamenti i Lirive Civile dhe Emigracionit në Ministrinë e Brendshme italiane ka firmosur urdhëresën me tregues operativ e lehtësues për emigrantët që janë në pritje të lejeve të qëndrimit.

Urdhëresa e datës 11 maj 2021 sqaron se, emigrantët në pritje të marrjes së një leje qëndrimi që vonesat administrative kanë çuar dhe në skadimin kohor të kontratës së punës, mund ta rinovojnë kërkesën e tyre me një kontratë të re pune, qoftë dhe nga një tjetër pronar.

Italia shtyn gjithashtu afatin për lejet e qëndrimit të skaduara për emigrantët.

Kjo vlen dhe për ata emigrantë që punojnë në sektorin e bujqësisë e të asistencës familjare.

Gjithashtu, emigrantët që kanë humbur vendin e punës e nuk kanë një kontratë pune mund ta rinovojnë lejen e qëndrimit në Itali me motivin e pritjes për punësim. Kjo leje qëndrimi do të ketë një afat kohor të shkurtër.

Lejet e qëndrimit me motivin e pritjes së punësimit mund të jepen edhe për emigrantët sezonalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  

Share: