Një i dërguar i SHBA ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime për de-përshkallëzim të situatës, ndërsa luftimet midis Izraelit dhe Palestinezëve vazhdojnë.
Hady Amr do të marrë pjesë në bisedime me zyrtarë izraelitë, palestinezë dhe OKB me shpresën për të rënë dakord për një armëpushim, raporton BBC, përcjell abcnews.al.
Në orët e para të së shtunës, Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza dhe militantët palestinezë u përgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael.
Lexo edhe: Bombardimet e Izraelit në Gaza, vriten disa fëmijë dhe gra në një kamp refugjatësh
Përleshjet e regjistruara gjatë pesë ditëve të fundit janë më të rëndat në rajon ndër vite. Konflikti filloi të hënën dhe pasoi disa javë tensioni izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor. Armiqësitë e shtuara arritën kulmin në përleshjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas, grupi militant islamik që sundon Gaza filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.
Të paktën 137 njerëz janë vrarë në Gaza dhe tetë kanë vdekur në Izrael që nga fillimi i luftimeve. g.v/abcnews.al