Është zbardhur dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar si bashkëpuntor i Ibrahim Licit në vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.
I mituri fqinj me viktimën ka deklaruar se rreth orës 18:00 takoi viktimën. Më pas rreth orës 22:00 u nisën drejt livadheve. Gjatë rrugës iu ka dalë përpara Ibrahim Lici.
15-vjeçari rrëfen se Lici qëlloi Endri Mustafën edhe pse ky i fundit iu lut që ‘mos me vrit pash Zotin se kam fëmijë’.
“Biseduam me Endrin për t’i shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i çova qengjin Endrit. Me Endrin kam bërë muhabet hashashi. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e livadheve. Më tha ‘do të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi’. Pas kësaj rreth orës 22:00 u nisëm drejt livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur gropa e ekskavatorit. Lici kishte armë në dorë, qëlloi Endri Mustafën. Endri i tha ‘mos me vrit pash Zotin se kam fëmijë’. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje dhe në fytyrë. Ibrahim Lici i tha Endrit ‘qofsh i xhenetit’ dhe u largua me motor nga vendngjarja”, ka deklaruar minoreni.
32 vjeçari u gjet i pajetë mëngjesin e datës 17 maj në Shkodër. Pranë u gjet edhe një pistoletë, që pritet t’i nënshtrohet ekspertimit për të parë nëse i përket autorëve./Opinion.al