Home Approccio Italo Albanese “Ora e ligë” nga Tom Kuka/ “Passaggi Festival” i hap dyert letërsisë...

“Ora e ligë” nga Tom Kuka/ “Passaggi Festival” i hap dyert letërsisë ballkanike (film)

“Evropa/Mesdheu” është emri i përmbledhjes me të cilën “Passaggi Festival”, ngjarja kushtuar jo-trillimeve drejtuar nga Giovanni Belfiori, e planifikuar në Fano nga 18 deri më 25 qershor, hapet përsëri këtë vit me dritaren e letërsisë ballkanike.

Midis takimeve që do të bëhen, të enjten me 24 qershor do të zhvillohet takimi me Tom Kukë-n, shkrimtarin shqiptar, fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsinë disa ditë më parë, i cili do të prezantojë librin e tij “L’ora del male”, një roman me një karakter magjik që ndërthur tonet e errëta dhe delikatesën e shprehjes dhe që përvijohet si një epik heroik, i aftë t’i rikthejë lexuesit një mijë nuancat e shpirtit njerëzor.

Autori do të bisedojë me drejtoreshën kulturore të ambasadës së Republikës së Shqipërisë Ledia Mirakaj dhe me kritikën letrare Carolina Iacucci./27.al

Share: