Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe korrupsionit (SPAK), kërkon konfiskimin e pasurive të familjes Habilaj me vlerë 82.4 milionë lekë.
Bëhet fjalë për pasuri të paluajtshme si apartamente, ndërtesa, garazh të cilat ndodhen në qytetin e Vlorës.
Pasuritë janë të regjistruara në emrin e Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Moisi Habilajt, Fl;rian Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.
Në total kërkohet konfiskimi i 7 apartamenteve, një ndërtese me sipërfaqe 156 metër katror, dy njësive, dy ndërtesave, 1 garazhi dhe një trualli me sipërfaqe me 580 metër katror.
Më herët SPAK kërkoi në total 63 vite burg për grupin kriminal Habilaj, pasi mbi ta rëndojnë akuzat e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit kriminal.
Kujtojmë se Moisi Habilaj prej kohësh ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar./Opinion.al