Home KRYESORE A kishte lidhja divorci i saj me vetingun? Flet kryeprokurorja e Tiranës

A kishte lidhja divorci i saj me vetingun? Flet kryeprokurorja e Tiranës

Kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me procesin e vetingut ndaj saj dhe përplasjet me përfaqësuesin e ndërkombëtarëve Theo Jacobs.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Imeraj mohoi që zgjidhja e martesës së saj të ketë patur lidhje me vetingun, ashtu sikurse Jacobs kishte deklaruar në përplasjen me të.

Pjesë nga biseda në studio:  

Imeraj: Nuk ka lidhje zgjidhja e martesës me vetingun, ka zgjidhur vetëm dy momente: takimin e të atit me fëmijët dhe faktin e të lënit të fëmijëve mua personalisht.

Fevziu: Pretendimi është që është divorc “fake” dhe gjithçka vazhdon normalisht…

Imeraj: Unë kam nga shtatori 2018 me vetingun dhe çdo ditë e jetesës sime, e takimeve, kontakteve, përfshirë edhe tabulatet e telefonit tim kanë qenë të regjistruara me letra. Kjo nuk më shqetëson asgjë, por në thelb nuk është e nevojshme të ndahen me publikun arsyet e zgjidhjes së martesës sime. Por ajo që ligji kërkon është që kjo çështje të mos ketë lidhje me vetingun./Opinion.al

Share: