Home Gjeo-Ekonomia Çështja e kufijve në dialogun me Serbinë, Osmani: Aventurë e rrezikshme

Çështja e kufijve në dialogun me Serbinë, Osmani: Aventurë e rrezikshme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha gjatë një interviste për “Al Jazeera” se nuk do të negociojnë mbi çështjen e kufijve në dialogun me Serbinë, duke e konsideruar këtë ide një aventurë. E pyetur mbi këtë pikë, Osmani u shpreh se nuk do të ketë një diskutim “non paper” pasi do të ishte destabilizues për gjithë rajonin.

“Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve Siç e dini, ne kemi qenë një zë i fortë i ideve dhe aventurave të tilla pasi ato do të destabilizonin jo vetëm Kosovën por tërë rajonin. Është absolutisht jashtë diskutimit dhe një ide e tillë nuk do të jetë në tryezën e dialogut. Institucionet e reja të Kosovës që vijnë për zgjedhjet në 14 Shkurt kanë një mandat të qartë për të mos negociuar mbi çështjet e kufijve ose sovranitetin e Kosovës ose rregullimin e brendshëm.  Ne do ta respektojmë plotësisht atë mandat. Për më tepër, unë do të doja të theksoja se këto letra nuk janë fare të rëndësishme. Ne duhet të kemi vetëbesim, sepse e dimë që kjo është një ide e rrezikshme, nuk kemi nevojë për një ‘non-paper’ për të na treguar se çfarë të bëjmë. Ne dimë çfarë të bëjmë dhe dimë çfarë të shmangim, dhe një nga aventurat e rrezikshme që do të shmangim me çdo kusht është ajo që lidhet me ndryshimet e kufijve’’- tha Osmani.

Më 15 qershor pritet të mbahet edhe takimi i parë Kurti-Vuçic./Opinion.al

Share: