Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar me burg të gjithë personat që refuzojnë të marrin vaksinën anti-Covid.
Filipinet janë përfshirë nga një valë mjaft e rëndë Covid-19, duke u bërë kështu një nga vendet aziatike që është goditur më së shumti nga pandemia.
“E keni në dorë vetë: bëni vaksinën ose ju fus në burg”, tha një ditë më parë Duterte, gjatë një fjalimi.
Mirëpo, deklarata e Presidentit bie ndesh me ato të ekspertëve mjekësorë të vendit, të cilët më herët kanë thënë se vaksina nuk është e detyrueshme.
Deri në datën 20 qershor, Filipinet kanë vaksinuar 2,1 milionë njerëz, nga 110 milionë që është popullsia e këtij vendi.