Një ushtare femër e Forcave të Mbrojtjes Izraelite [IDF] është bërë sensacion viral me videot në TikTok. Ushtarja simpatike mbron “ushtrinë morale” të vendit të saj ndërsa kërcen në mënyrë provokuese e veshur me uniformë luftarake duke bërë komente edhe për konfliktin në Gaza.
Natalia Fadeevy thotë se ka kaluar 3 vjet si rezerviste në IDF. Ajo ka mbi 1 milion ndjekës në TikTok dhe i kushton pjesën më të madhe kohës temave të ushtrisë duke hedhur akuza mbi palestinezët. Në një nga videot ajo i akuzon palestinezët për “funerale false” me qëllim që të marrin vëmendjen e medieve.
“Kur ata u përpoqën të shkatërronin kombin tuaj, por ju përfunduat të kishit një nga ushtritë më të fuqishme” – shkruan ajo në një tjetër video.
“Unë kam shërbyer me krenari si oficere e policisë ushtarake për 3 vjet në IDF. Tani më thoni, a dukem unë si një që mund të dëmtojë civilë të pafajshëm? Ndaloni përhapjen e gënjeshtrave për Izraelin, ne kemi ushtarakë me moral” – thotë ajo në një video tjetër duke shtuar: “Unë jam nxehtë kështu që nuk mund të kryej krime lufte”.
11 ditët e fundit të luftimeve panë rreth 250 njerëz të humbnin jetën, shumica e tyre palestinezë. Në Gaza, autoriteti shëndetësor tha se 243 palestinezë përfshirë 66 fëmijë janë vrarë, me më shumë se 1900 të plagosur, përfshirë 560 fëmijë. Videot e Natalias kanë shkakruar debate të forta në rrjetet sociale. ©LAPSI.al




