Jam me ju, Xheni Duhet te mesohemi te respektojme te ndryshmit nga ne, ne te gjitha drejtimet, aq me teper ne prirjet seksuale. Po – dashurise,tolerances dhe pranimit, Jo – hipokrizise qe mban ne kembe shume “familje” ndonese ne dukje “normale”.
Demokracia nuk ka brire, baza e saj eshte pranimi i te ndryshmit. E kunderta eshte diktatura qe nuk pranon asnje zhvillim te shoqerive te emancipuara duke i quajtur te degjeneruara. Shajme gjithe kohen Enverin dhe po na zene frymen mendimet enveriste.
Kush flet ne emer te moralit, le te dale lakuriq para nje pasqyre e ta analizoje mire veten sa “pervesitete” i shkojne ne mendje dhe sa shume ka pare ne familjen apo ne rrethin e tij, ndonese ne dukje “normale”.
Askujt me sa kuptoj nuk i eshte mohuar as mamaja as babai dhe as dashuria per ta, madje nuk i eshte mohuar e drejta t’i drejtohet mami, babi prinderve te tij. E gjitha kjo qe po ngjet, me shume se nje keqkuptim, eshte nje manipulim i madh.
Neper regjistra te gjithe jemi vec numra ose emertime shenjuese, emra e mbiemra pa shpirt… thjesht numra. Indentiteti yne zhvillohet ne jete, jo ne regjistra.