Home KRYESORE Sherri për rakinë përfundoi në vrasje, detajet nga ngjarja në Lushnje

Sherri për rakinë përfundoi në vrasje, detajet nga ngjarja në Lushnje

Lushnja është një tjetër qytet që mesnatën e djeshme u trondit nga një ngjarje e rëndë ku u vra me armë zjarri 62-vjeçari Hirakli Qorri dhe i plagosur mbeti djali i tij Kejdi Qorri 31 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e Hirakli Qorrit, në fshatin Fier i Ri. Pas një konflikti të çastit autori i dyshuar Sofokli Shani 57-vjeç pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri 62-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa plagosi edhe djalin e tij.

Sipas News 24 shkak i ngjarjes është bërë një debat në lokal midis autorit dhe viktimës, debat i cili ka përfunduar në përplasje fizike. Mësohet se sherri ka nisur për rakinë. Ka qenë Sofokli Shano që ka qëlluar me karrige kokës Hirakli Qorrin. Djemtë e Rakos janë përgjigjur, duke rrahur Sofokliun. Pas kësaj, ky i fundit ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka kryer vrasjen.

Ndërkohë autori, pasi ka kryer krimin është larguar nga lokali dhe është vetëdorëzuar në polici, bashkë me armën e krimit./Opinion.al

Share: