Home KRYESORE Të mësosh apo të nxësh? Kjo është çështja. Nga Dr. Enriko Ceko

Të mësosh apo të nxësh? Kjo është çështja. Nga Dr. Enriko Ceko

Të mësuarit dhe të nxënit janë koncepte që kanë të përbashkëta por kanë edhe ndryshime.

Konceptin i të mësuarit është koncept i hershëm, që na ka ndjekur ne humanëve në të tërë historinë tonë që nga lashtësia e deri në ditët tona.

Koncepti i të nxënit është relativisht i ri. Nuk mund të thuhet ekzaktësisht se ku dhe kur lindi si koncept, por në përgjithësi pranohet gjerësiësht se i ka fillesat te mendimi filozofik evropian i pas Mesjetes dhe që tashmë është aplikohet në shumë institucione arsimore të të tëra niveleve në pothuajse të tëra vendet e botës.

Të mësuarit dhe të nxënit si procese ndodhin paralelisht, por nuk janë e njëjta gjë.

Të mësosh ka të bëjë me marrjen e informacioneve, të dhënave, fakteve, teorive, përvojave të të tjerëve, dhe, mbi këtë bazë, pas përfundimit të procesit të të mësuarit, të fillosh të kuptosh dhe interpretosh ngjarjet, dukuritë, natyrën, qenien njerëzore, etj, dhe më tej të ndërtosh përvojën tënde. Kjo realizohet duke bërë që institucionet arsimore dhe ata që janë të angazhuar në to nga ana edukative dhe administrative të mbajnë të dhëna, të realizojnë procesin mësimor, të krijojnë dhe respektojnë strukturat për kontrollin e njohurive të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, duke e vënë theksin në ato që ne futim në procesin mësimor (inputet) dhe jo te rezultatet (outputet).

Të nxësh ka të bëjë me fitimin e aftësive, ndërtimin e njohurive dhe krijimin e kompetencave në një a disa fusha të caktuara për të cilat njeriu investon me anë të studimit dhe fitimit të aftësive praktike dhe dijeve shkencore. Kjo realizohet vetëm duke bërë që institucionet e arsimit në të tëra nivelet të vendosin në qendër të vëmendjes fëmijët, nxënësit, studentët, etj, përgjatë tërë periudhës së jetës që njerëzit kalojnë në dhe me procesin e të nxënit. Kjo bën që procesi të nxënit të orientohet thellësisht në rezultatet (outputet) dhe jo në ato që vendosim ne të futim në proces si inpute.

Pra, nëse në procesin mësimor ne vendosim në qendër të vëmendjes ngarkesën e institucionit arsimor si në aspektin e personelit të procesit mësimor ashtu dhe në personelin administrative dhe në materialet e pajisjet që shfrytëzojmë, në procesin e të nxënit ne e vendosim në qendër të vëmendjes fëmijën, nxënësin dhe studentin në aspektin se ç’farë aftësisht, njohurish dhe kompetencash përftojnë ata përgjatë procesit të të nxënit me vlerësime të ndryshme të ndërmjetme dhe në fund të procesit, kur i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar, pas të cilit ata pajisen me një document në të cilin janë të evidentuara aftësitë e fituara, njohuritë e ndërtuara dhe kompetencat e krijuara, që shfrytëzohen më tej në tregun e punës.

Në procesin e të mësuarit, mësimdhënësi është thjesht një individ që pretendohet se ka njohuri në fushën që jep mësimin dhe që transmeton njohuri te të tjerët, duke shpenzuar pjesën më të madhe të kohës së mësimit duke folur e spjeguar e duke zgjidhur ushtrime.

Në procesin e të nxënit, pra kur vendosim në qendër të vëmendjes subjektin, fëmijën, nxënësin apo studentin, roli njohuripërcjellësit është që ai / ajo të ndërtojë një mjedis sa më të përshtatshëm që fëmijët, nxënësit dhe studentët të përshihen në procesin e të nxënit në mënyrë aktive, duke pyetur, diskutuar, debatuar, dhënë mendime, dhënë zgjidhje, etj për ngjarjet, situatat, dukuritë, proceset, procedurat që u jepen si raste studimore e raste praktike për shqyrtim. Kjo bën që në klasë dhe jashtë saj njohuripërcjellësi nxit të nxënit në mënyrë të organizuar dhe individuale bazuar në aftësi, njohuri dhe kompetenca. Kjo bën që të kemi mundësi që të ndërtojmë disa mënyra dhe metoda të përcjelljës së njohurive në mënyrë që fëmijët, nxënësit dhe studentët të fitojnë aftësi, ndërtojmë njohuri dhe të krijojnë kompetenca, duke ofruar shumë më shumë fleksibilitet krahasuar me modelin e të mësuarit.

Në procesi e të mësuarit orientimi kryesor është përmbajtja e informacionit, të dhënave, fakteve dhe dijeve që jepen, sipas disiplinave, lëndëve dhe moduleve përkatëse. Kjo shpesh sjell edhe mungesën e krjimit të lidhjeve midis disiplinave, lëndëve dhe moduleve, duke bërë që fëmijët, nxënësit dhe studentët të kenë njohuri shabllone dhe në përgjithësi të kenë vështirësi në fuzionin e njohurive të disiplinave, lëndëve dhe moduleve në një bllok të qendrueshëm dijesh të fushës së tyre të studimit dhe të kenë vështirësi në zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve. Gjithashtu kjo metodë klasike bën që edhe në periudhën e punësimit, individët që kanë marrë mësime me këtë mënyrë të jenë peng i procedurave dhe proceseve burokratike, pa patur nxitje dhe prirje për përmirësim të vazhdueshëm të vehtes, organizatës ku kontribuojnë dhe shoqërisë në tërësi.

Nëse ne e orientojmë procesin e mësimnxënies drejt rezultateve ne në fund të fundit jemi shumë të qartë me vehten tonë për atë që fëmijët, nxënësit dhe studentët duhet të jenë në gjendje të dinë e bëjnë, duke zbatuar në praktikë aftësitë, njohuritë dhe kompetencat.

Në procesi e të nxënit orientimi kryesor është përcjellja e aftësive, njohurive dhe kompetencave të edukatorëve, mësuesve dhe pedagogëve, mbi bazën e të cilave fëmijët, nxënësit dhe studentët fitojnë aftësi të reja, ndërtojnë njouri edhe më të plota dhe krijojnë kompetenca më të freskëta dhe më të qendrueshme krahasuar me mësimnxnësit e tyre. Kjo bën që fëmijët, nxënësit dhe studentët të krijojnë lidhje të qendrueshme midis disiplinave, lëndëve dhe moduleve, duke bërë që t’a kenë më të lehtë të fuzionojnë njohuritë e disiplinave, lëndëve dhe moduleve në një bllok të qendrueshëm dijesh të fushës së tyre të studimit dhe të kenë mundësi që të zgjidhin në mënyrë logjike problemet dhe të marrin në mënyrë shkencore vendimet. Kjo metodë bën që në periudhën e punësimit, individët që kanë nxënë me këtë mënyrë të mos jenë peng i procedurave dhe proceseve burokratike, por të bëjnë përpjekje për të përmirësuar procedurat dhe proceset, me prirje për përmirësim të vazhdueshëm të vehtes, organizatës ku kontribuojnë dhe shoqërisë në tërësi.

Në procesin e mësimdhënies qasja, përmbajtja dhe procedurat lidhur me mësimdhënien dhe kontrollin e dijeve lidhen vetëm me atë se ç’farë edukatori, mësuesi e pedagogu japin më mësim, gjë që në shumicën e rasteve është tërësisht apo pjesërisht teorike dhe ku bëhet fjalë që fëmijët, nxënësit dhe studentët të memorizojnë dhe të riprodhojnë. Edhe procesi i kontrollit të dijeve kthehet në një process sipërfaqësor që nuk reflekton në të vërtetë kapacitetin real të atij që ekzamimohet, sepse atij që ekzaminohet i kërkohet që të kujtojë fakte, data, procese, teknika, të cilat ndoshta atij / asaj nuk do i duhen asnjëherë në jetë t’i përdorë, aq më tepër që i tërë procesi i kontrollit dhe vlerësimit të dijeve në këtë mënyrë përqendrohet kryesisht në memorien afatshkurtër.

Në mësimnxënie, ku në qendër të vëmendjes është fëmija, nxënësi, studenti, vlerësimi në mënyrë të vazhdueshme dhe kontrolli përfundimtar i aftësive lidhen me gjendjen mendore, sociale dhe psikologjike të fëmijës, nxënësit e studentit, gjendje mendore, sociale dhe psikologjike që lidhen ngushtë me të kuptuarit që kanë fëmijët, nxënësit dhe studentët të ngjarjeve, dukurive, situatave përballë të cilave gjenden në raste hipotetike dhe reale për të cilat duhet të japin zgjidhje a më funksionale dhe praktike, bazuar në logjikë, bazuar në shkencë, bazuar në procese, bazuar në procedura, bazuar në aftësi, njohuri dhe kompetenca. Pra kemi të bëjmë me një model ku vlerësimi në mënyrë të vazhdueshme dhe ai përfundimtar të jenë të lidhur ngushtësisht me aftësitë, njohuritë dhe kompetencat individuale të atyre që vlerësohen përgjatë procesit të të nxënit dhe në fund të procesit. Kjo bën që edhe edukatorët, mësuesit dhe pedagogët, por edhe fëmijët, nxënësit dhe studentët të njohin dhe vlerësojnë marrëdhëniet që egzistojnë midis disiplinave, lëndëve dhe moduleve dhe integrimit të logjikës në procesin e zgjdhjes së problemeve dhe marrjes së vendimeve.

Në procesin e të mësuarit hartimi i përmbajtjes të programeve mësimore në çdo nivel bazohet vetëm në sistemin e klasifikimit të lëndëve, klasifikim që bëhët mbështetur në në kualifikimin që fëmijët, nxënësit dhe studentët fitojnë me përmbylljen e progamit të tyre të studimit.

Në mësimxënie hartimi i përmbajtjes kurrikulare bazohet në feedbackun progresiv, pasi në themel të procesit qndron vlerësimi i vazhduar, që në këtë rast shërben si pjesë shumë e rëndësishme e procesit të krijimit të aftësive, ndërtimit të njohurive dhe krijimit të kompetencave e zhvillimit të këtyre tre karakteristikave më tej. Në këtë rast, procesi i vlerësimit të vazhdueshëm dhe vlerësimi përfundimtar janë të lidhur me mundësinë që kanë fëmijët, nxënësit dhe studentët të nxjerrin përfundime në lidhje me shkallën e aftësive, njohurive dhe kompetencave dhe po në këtë rast duhet të behet e qartë për të tërë ata që janë të përfshirë në proces, pavarësisht nga pozicioni, se, në procesin e vlerësimit të vazhdueshëm dhe atë përfundimtar nuk janë thjesht aftësitë, njohuritë dhe kompetencat që vlerësohen, por janë veprimet, performanca, zgjidhja, rezultati që shërbejnë si tregues të nivelit të krijimit të fitimit të aftësive, ndërtimit të njohurive dhe krijimit të kompetencave.

Testimi në mësimdhënien e bazuar në kompetenca shërben si dëshmi e realizimit të kompetencës për këtë një nga pyejtjet kryesore që lektorët e drejtojnë për të siguruar rrejdhshmërinë e proçesit dhe sigurimin e cilësisë është se: Cilat nga pikat e trajtuara në provim zgjidhen në proçesin e të mësuarit? Përgjigjja e kësaj pyejtje ndihmon në mirë orjentimin si të proçesit ashtu dhe atij të performancës duke dhënë efektet si në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Në mësimdhënien klasike një rol të rëndësishëm dhe thelbësor marrin metodat e mësimdhënies. Mbi këtë vlerësohen edhe përformanca didaktike e edukatorit, mësuesit dhe pedagogut, por edhe procesi me anë të të cilit bëhet i mundur procesi i vlerësimit të tyre. Në këtë model, edukatori, mësuesi dhe pedagogu ndërtojnë orën e mësimit duke bërë planifikim të kohës për dhënien e mësimit, zgjidhjen e ushtrimeve, pyetjen e klasës në përgjithësi dhe pyetjen e subjektit (fëmijës, nxënësit dhe studentit), duke i dhënë një rëndësi të caktuar edhe proçesit të organizimit social, fizik dhe hapsinor të mjedisit ku zhvillohet procesi i mësimdhënies. Me anë të kësaj metode edukatori, mësuesi dhe pedagogu japin mësim të parapërgatitur, dhe përgjatë këtij procesi fëmija, nxënësi dhe student janë të detyruar të qendrojnë pasivë dhe në rolin e marrësit, duke ndjekur prezantimin, gjë që bën që të mos arrihet të kemi përfundime për nivelin e kuptueshmërisë nga ana e fëmijëve, nxënësve dhe studentëve të çështjes së prezantimit. Duket se kjo metodë mësimi është e përshtatshme kryesisht për transferimin e njohurive faktike dhe fitimin e aftësive, ndërtimin e njohurive dhe krijimin e kompetencave në nivele të ulëta.

Nga ana tjetër, mësimnxënia ka të bëjë me përdorimin në të njëjtën kohë të metodave didaktike dhe ku fëmijët, nxënësit dhe studentët punojnë për të përpunuar dhe asimiluar faktet, informacionin, situatat, dukuritë, problemet duke punuar individualisht dhe në grup, dhe ku edukatorët, mësuesit dhe pedagogët krijojnë situata të cilat kërkojnë zgjidhje.

Duket se tregu i punës për sot dhe në të ardhmen po kërkon përherë e më shumë institucione arsimore ku në qendër të vëmendjes të jetë fëmija, nxënësi, studenti dhe ku edukatori, mësuesi dhe pedagogu të jenë iniciatorë, mbështetës dhe lehtësues të procesit të fitimit të aftësive, ndërtimit të njohurive dhe krjimit të kompetencave dhe jo lojtarët kryesorë. Ky atribut i lojtarit kryesor në këtë proces është dhe mbetet vetëm te fëmija, nxënësi, student dhe te askush tjetër.

Tregu i punës sot kërkon forca pune që të jenë të afta të zgjidhin problemet dhe të marrin vendimet, forca pune që të kenë aftësi të përfshihen në procese dhe procedura jo thjesht për zbatimin e tyre, por për përmirësimin e tyre dhe krahas këtij procesi të përmirësojnë produktet dhe shërbimet që ofrohen në treg si nga ana e sektorit privat ashtu dhe nga ana e sektorit publik dhe paralelisht të përmirësojmë shoqërinë dhe cilësinë e jetës.

Në këtë aspekt, konkurrenca në tregun e punës kthehet në një konkurrencë të ashpër midis institucioneve arsimore në të tëra nivelet.

Share: