Home KRYESORE Video/Vrasja e ish-dhëndrit, me kokën ulur babë e bijë dalin para gjykatës

Video/Vrasja e ish-dhëndrit, me kokën ulur babë e bijë dalin para gjykatës

Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen si bashkëpuntorë në vrasjen e Kudret Saliaj, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë kanë dalë këtë mëngjes para gjykatës së Tiranës, ku do të vendoset masa e sigurisë.

Sikurse shihet edhe në videon e mëposhtme i pari që ka mbërritur në gjykatë është Mexhit Picari, i cili shfaqet brenda kafazit të xhamtë, duke mbajtur kokën gjatë gjithë kokës ulur. Ndërkohë mbas tij mbërrin Dhurata Saliaj e cila shfaqet teksa fshihet pas shpinës së babait të saj.

Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Kudret Saliaj u vra nga ish- vjehrri i tij, Mexhit Picari. Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.

Share: