Duke filluar nga sot (1 korrik) të tjera masa lehtësuese hyjnë në fuqi, pas uljes drastike të rasteve të reja me Covid-19.
Ora policore është shtyrë deri në orën 24:00. Baret, restorantet dhe qytetarët mund të funksionojnë dhe lëvizin deri në orën 24:00. Pas kësaj ore deri në 6:00 të mëngjesit është e ndaluar. Ndërkohë, orari për lejimin e muzikës nëpër lokale do të ngelet po i njëjti, ora 22:00.
Po ashtu lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
Lejohen gjithashtu aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të ISHP.