Home KRYESORE E shkuar… Nga Jonida Salku

E shkuar… Nga Jonida Salku

Kisha menduar një koleksion ditësh të bukura
nga çdonjëra që do të hiqja në kalendar,
kisha menduar se netët do t’i bëja ditë
me ëndrrat që do të kisha parë.

Kisha menduar se do të mund t’i ricikloja
superçastet që koha hedh në kosh,
e do të mund të rimbushja me to
hapësirat që ti do të lije bosh.

Sa gjatë e gjerë, por fare shkurt i paskam rënë,
jeta s’është hënë
që mbushet rishtas plot dhe pasi del e ngrënë.

Ti je e shkuar, në të shkuarën e ardhme e pamenduar,
çaste që nuk mund t’i mbledh me duar,
praninë për të ta zëvendësuar.

Share: