Home KRYESORE Idhujt pa krena! Nga Shaban Murati

Idhujt pa krena! Nga Shaban Murati

Në Shqipëri idhujt e politikës së lartë janë pa krena dhe pa krena e duan edhe tufën e idhujtarëve. Prej 30 vitesh në tranzicion politika e lartë shqiptare jep çdo ditë shembuj ulëritës për padinjitetin, pakarakterin dhe pagdhendjen në nivele samiti, të cilat nuk i shëron dot as një dhe as disa gjuhë të huaja.

Si nuk doli një politikan i lartë shqiptar, me mustakë apo pa mustakë, që të kuptojë se kur stuhia e historisë i le idhujt pa krena, duhet me vrapue për në shtëpi, sepse nuk ka më vend në çadrën tënde politike.

Shpirti i zi ua ka rrëzuar krenat idhujve të politikës së lartë, të cilët si rregull tërheqin me vete drejt theqafjes idhujtarët pa krena, që gjenetikisht mbetën një vertebër deformuese e këtij populli.

“Çdo gja që s’ka krye asht kufomë e kufoma s’e ka vendin mes të gjallëve”,-thotë Migjeni largpamës.

Gerontokracia e çmendur politike i ndjek shqiptarët si nemesis storica i një mallkimi, që vjen nga zemra e dheut dhe e malit.

Share: