Home KRYESORE Komunizmi dhe psikologjia. (Përse Shqiptarët nuk duan të kujtojnë!?)

Komunizmi dhe psikologjia. (Përse Shqiptarët nuk duan të kujtojnë!?)

Nga Enkeleda Gjoza

Nga titulli mund të kuptohet se është qëllimi i shpjegimit të një sistemi totalitar si dhe pse lindi komunizmi, apo si erdhi edhe u transformua në Shqipëri nga version origjinal, si një dëshire utopike në një sistem diktatorial. Por analiza e një sistemi politik e sidomos e një diktature është një temë shumë e gjerë dhe komplekse.

Në këtë shkrim do përqendrohem më shumë në analizën e efekteve psikologjike mbi popullsinë që ka jetuar nën këtë sistem. Përjetimi, mohimi apo adhurimi i të shkuarës komuniste.

Të flasësh për të shkuarën, historinë, sjell gjithmonë dy ose më shumë pikëpamje.

Të gjitha këto lexime janë normale e s’mund të fajësosh asnjë palë për kujtimet sepse varet nga përjetimet personale.

Nëse flasim me një person që ka vuajtur në burgjet apo kampet e përqendrimit sigurisht do na japë një pikëpamje të dhimbshme e një fytyrë që shumë pak e njohin të atij sistemi.

Nëse flasim me një nënë shtëpiake, ajo që do të kujtojë nga ajo kohë, do të jetë sigurisht varfëria e tejskajshme e mundimi imadh për të kryer edhe punët me të thjeshta, larja e rrobave apo gatimi. Por është e zakonshme që të kujtojë sigurinë e lehtësinëse si fëmijët luanin të qetë në rrugë e prindërit ishin shumë tëqetë, fakt që në ditët e sotme është e pamundur.

Popullsia sot është e ndarë në dy rryma mendimesh: Diktatura është një sistem i tmerrshëm, ka sjellë shumë varfëri e ka vrarë me mijëra persona, shumë prej të cilëve të zhdukur. Dhe mendimi tjetër diktatura nuk ka qenë dhe aq keq, solli rregull e disiplinë, puna ishte e sigurte e njerëzit ishin më të qetë.

Në fakt kjo ndodh me ç’do popull apo ç’do ngjarje historike.

Në Itali gjejmë akoma nostalgjikë të Musolinit apo në Gjermani ka ende persona që mendojnë se Hitleri ishte një politikan i zoti e dëshirojnë kthimin e atij sistemi.

Akoma dhe një këndvështrim i ndryshëm i rishikimit të historisë, ai i viktimave. Dikush që ka humbur një të afërm në një betejë edhe pse lufta është e fituar nuk do e kujtojë kurrë sinjë fitore e anasjelltas.

Po të studiosh historinë a mund të ndihmojë të parashikojë tëardhmen?

Përgjigjen mund ta gjejmë tek shembujt që na vijnë nga historia.

Në librin “The moon’s a Ballon”, autobiografia e David Niven aktor i famshëm anglez kujton një takim me. Churchill, gjatë bisedës për situatën aktuale Niven kujton se kryeministri shprehet:

“Jam i sigurte që aleatët do të fitojnë luftën, e nazistët me në krye Hitlerin do të humbin”. Kur Niven e pyet si mund të ishte kaq i sigurte ai ngelet i habitur nga përgjigja e Churchill

“Sepse unë studioj historinë”

Një shembull i fuqishëm se sa rëndësi ka të kujtohet e studiohet historia na vjen nga Liliana Serge një e mbijetuar nga kampet e përqendrimit. Ajo i ka kushtuar gjithë jetën e saj sensibilizimit në shkolla e universitete si të rinjtë mos të harrojnë e të kuptojnëatë që ka ndodhur.

Në një nga fjalimet në ditën e memories për viktimat e shkaktuara nga holokausti, Serge shprehet se kur po ndërtohej muri i memories e gjithsecili po mendonte se çfarë të shkruanin në këtë mur ajo propozoi të shkruhet INDIFERENCA. Për të është dëmi më i madh që mund t’i bëhet historisë dhe viktimave të një sistemi.

Serge shprehet se, nëse me kalimin e kohës kur mos të jenë më gjallë ata që kanë qenë fizikisht e kanë jetuar atë periudhë, pjesa tjetër nuk do e kujtojë më atë periudhë, atëherë kemi humbur për herë të dytë.

Liliana Cavani (regjisore italiane) në një intervistë gjatë festivalit të Venecias, ku duket një rikthim i temës së të shkuarës u shpreh:

“Ajo që mungon sot është historia, nuk mësohet më asgjë nga e kaluara, e ç’do gjë është shumë sipërfaqësore. ASNJË nuk kupton se si historia ndihmon të lexosh të tashmen”.

Pra të studiosh historinë të jep këtë siguri të parashikosh e nëkëtë mënyrë të parandalosh të ardhmen.

Populli Shqiptar nuk shpëton nga këto efekte, është i dyjëzuar midis të kujtuarit ose   harresës. Dëshirës për të mohuar tëkaluarën sikur mos kishte ndodhur asgjë dhe dëshirës për të kujtuar e ndërtuar muze të asaj kohe, apo caktuar e një ditë tëmemories edhe për viktimat e shkaktuara nga komunizmi. 

Këtu është i pashmangshëm edhe kontributi apo leximipsikologjik edhe ai neuropsikologjik.

Nëse bëjmë një paralelizëm komb/individ efektet nuk janëshumë të ndryshme.

Gjatë një rrugëtimi psikologjik ne një psikoterapi, pjesa ku punohet me të kaluarën është ajo më e dhimbshmja për pacientin. “Lufta” e rezistenca që bëhet për të mos kujtuar, mohuar është shumë e madhe, edhe pse arsye e ardhjes në terapiështë pikërisht për t’u liruar nga traumat e të kaluarës.

Nëse me një individ që me dëshirën për të shpëtuar nga traumat e së kaluarës, në mënyrë që të kenë një të tashme të qetë, ështëkaq e vështirë të punosh e te “mundësh” mekanizmat mbrojtës që truri prodhon për të mbijetuar nga një rrezik i perceptuar ose real, imagjinoni sa e vështire është të ndryshosh këto skema e mekanizma tek personat që nuk e shtrojnë as si problem ekzistues të kaluarën. Këtë përkthejeni e shumëzojeni nëpsikologjinë kolektive të një populli.

Një lexim interesant se si mund të shpjegojmë se pse populliShqiptar zgjedhë të harrojë na i jep edhe neuropsikologjia e neuroshkenca. Në këtë analizë shikojmë se si individi jo vetëm zgjedh me anë të mekanizmave mbrojtës të harresës e mohimit të harrojë, ose mos mendojë, po individi gjatë një periudhe kaq të gjatë nën një sistem totalitar humb pikërisht aftësinë për tëmenduar e arsyetuar. Nuk ka vetëm frikë të thotë atë qe mendon, po mendimi është i cunguar nga mos stimulimi i trurit e “vënia në gjumë” e asaj pjese që është përgjegjëse për mendimin, fantazinë, kreativitetin. Nëse një qenie njerëzore që fëmijë idiktohet se si duhet të mendojë, çfarë të zgjedhë nëse ka lirinë tëzgjedhë do të ndodhë pikërisht ajo që quhet ndryshim antropologjik e morfologjik i trurit. Në këtë fazë duhet të bëhet pikërisht ajo që quhet rehabilitim i funksioneve të trurit, ashtu sindodh me pacientët që kanë pasuar një iktus, aksident e kanëhumbur disa funksione cerebrale pasi janë dëmtuar ato pjesë tëtrurit që janë përgjegjëse për këto funksione.

Me termin plasticitet i trurit ose neuroplastika kihet parasysh pikërisht aftësia e trurit tonë të modifikohet, në raport me eksperiencat dhe ndryshimet që ambienti ofron. Ky fenomen mund të jetë i strukturës ose funksionit.

Ne rastin e parë bëhet fjalë pikërisht për një ndryshim tëstrukturës së trurit, pra një organizim ndryshe i neuroneve dhe sinapseve. Në rastin e dytë bëhet fjalë për ndryshimin e funksioneve, sjellja, por edhe aktiviteti elektrik i trurit.

Me kalimin e kohës numri i neuroneve që kemi zvogëlohet. Kur lindim kemi shume më shumë neurone. Gjatë rritjes dhe zhvillimit humbin shumë nga këto lidhje e nyje neurale, humbin ata që nuk stimulohen nga eksperienca dhe raporti me botën e jashtme dhe në të kundërt zhvillohen ato që marrin këtëstimulim.

Për 50 vjet populli u mësua mos të mendonte me trurin e vet, tëmos arrinte të shprehte potencialin si individ unik. Një nga tëdrejtat e 10 urdhërimeve të kodit asertiv, ku ke të drejtë të jesh e të mendosh ndryshe.

Në kohën e komunizmit, Nuk mund të kishe dëshira tëndryshme nga masa, në veshje, ide apo stil jete. Autoriteti ishtetit ndikonte deri në zgjedhjen e studimeve, shtëpisë ku do tëjetoje apo deri tek partneri që duhet të kalojë jetën. Kjo mënyrëe të ndikuarit të mendimit i vuri në një “gjumë” ato funksione cerebrale që shpjeguam më lartë, të cilat janë përgjegjëse për këto procese kognitive e pushojnë së funksionari në mënyrë tëplotë. Edhe me këto ndryshime morfologjike të trurit krijohen disa qenie vegjetative që është shumë e lehte t’i manipulosh e drejtosh.

Edhe pse erdhi ndryshimi i sistemit politik e diktatura nuk ështëmë pjesë e këtij sistemi, ai i psikologjisë kolektive e ndryshimet formologjike duan më shumë kohë për rehabilitimin, pikërisht siai pacienti. Studimet tregojnë se personat që kanë jetuar nën njëtrysni psikologjike, që kanë jetuar me partner të dhunshëm, që i kanë vendosur shumë kufizime, që nga liria deri tek si të sillet me fëmijët, apo kufizime të tjera, janë ata që janë më tërrezikuar nga sëmundjet neurologjike si demenca etj. Kjo për tëtreguar “pushtetin” apo rëndësinë e stimulimit të funksioneve cerebrale, që mos dalin jashtë funksionit si pjesë që nuk hyjnëmë në punë.

Për t’iu kthyer temës sonë mendoj se ka një diferencë thelbësore nga interpretimi politik i së shkuarës dhe mohimi i fakteve midis historisë të përdorur si një armë dialektike për të sulmuar kundërshtarin dhe e vërteta e vendosur me ligj p.sh. nga librat e historisë.

Kudo është parë ndikimi politik në këto libra që nga qeveria Turke, që mohon gjenocidin kundër popullit Armen apo siqeveria Kineze që mohon numrin e lartë të viktimave nga “Revolucioni kulturor” të Mao Zedong apo historia në vendin tonë, akoma nuk është i qartë roli i luftës partizane, apo i“tradhtarëve” të luftës antifashiste etj.

Në sektorin akademik të shkrimit të historisë, ristudimi dhe rishikimi kritik i fakteve historike mbi bazën e fakteve të reja ose i një interpretimi të ri të informacioneve ekzistuese, duhet tëjetë i ndarë nga pjesa dhe interpretimi emocional. Përdoriminegativ i i termit rishikimi historisë i referohet për mendimin tim manipulimit historik për qëllime politike. Për motivet që u shpjeguan më lartë psikologjike, neuroshkencore e historike populli Shqiptar është lehtësisht i manipulueshëm.

Do doja ta mbyllja këtë analizë me një pjesë nga kujtimet e gjyshes së një skllavi të sapo liruar në përfundim të luftës civile në Amerike.

Në librin e tij “Life is so  good” George Doesen tregon se gjyshja kujton ditën kur padroni i tha se tashmë ishin të lirë, pasijugu e kishte humbur luftën, mendimi i saj i parë kishte qenë

“Oh sa keq e humbëm luftën”

Psikologjia e individëve është sa e ndryshme aq edhe e ngjashme. Shqiptarët patën e kanë frikë ashtu si kjo gjyshe e cila tregon se si e trembi liria e sapo fituar.

Bbliografia:

Umilta, C (1999): Mannuale di Neuroscenze Bologna il Mulino

Alessandro Barbero (2020) Revisionismo storiografico

Share: