Home Gjeo-Ekonomia Kthim i vizave për Shqipërinë, çfarë propozon dokumenti i Gjermanisë

Kthim i vizave për Shqipërinë, çfarë propozon dokumenti i Gjermanisë

Gjermania ka kërkuar sërish rikthimin e regjimit të vizave të vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një dokument të publikuar nga EU-observer, vërehet se Gjermania ka propozuar më 27 Shtator futjen e regjimit të vizave për disa shtete të të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria dhe Serbia), plus Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina,

Dokumenti i brendshëm i BE -së, u publikua nga kjo e fundit një ditë përpara turneut të presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor.

Zhgënjimi duket se po rritet edhe tek Franca, Gjermania dhe Italia.

“Në rast të një përmirësimi të vogël ose aspak nga vendet e treta, Komisioni Evropian, sipas mendimit tonë, duhet të theksojë se nisja e Mekanizmit të Pezullimit të Vizave është një opsion i vërtetë,” tha delegacioni gjerman në dokument.

Italia bëri komente të ngjashme mbi Moldavinë, duke vënë në dukje se rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore që operonin përmes “vendeve fqinje” po abuzonin me udhëtimin pa viza.

Roma pastaj hodhi idenë e heqjes së Moldavisë nga udhëtimi pa viza “në rast të përparimit të pamjaftueshëm”.

Franca ishte gjithashtu e pakënaqur me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë dhe mbetet e kujdesshme ndaj serbëve.

Republika Çeke tha se ka parë një numër të lartë të kërkesave të pabazuara për azil nga shtetas gjeorgjianë, moldavë dhe ukrainas.

“Krejt shtetasit pa viza arrijnë në 47.4 përqind të të gjitha kërkesave për azil këtë vit (një rritje nga 38.5 përqind në 2016),” thanë çekët, duke vënë në dukje gjithashtu një rritje të “qëndrimit të paligjshëm”.

Nga ana e saj, Belgjika e përshkroi numrin e kërkesave për azil nga Moldavia në vitin 2021 “si një rritje alarmante”.

Hollanda është shteti i parë dhe i vetëm i BE-së që deri më tani ka kërkuar pezullim pa viza.

Por kërkesa e saj, kundër Shqipërisë në vitin 2019, u refuzua nga Komisioni Evropian.

Share: