Home KRYESORE VLERAT LETRARE ME GJUHEN E FILMIT “APASIONATA” .

VLERAT LETRARE ME GJUHEN E FILMIT “APASIONATA” .

Nga OLTA GACE

Kultura e vendit per cdo njeri te qyteteruar eshte ushqimi baze shpirteror.


Kulturen shqiptare nuk e rrezikojne njerezit jashte Saj, por e rrezikojne deshtaket e vet, ziliqaret, pseudointelektualet. Ajo lidhet se paku, me nje histori pesedhjetevjecare te letersise dhe arteve tona, pra edhe me vepra dhe autore nga me te shquarit, te cilet padyshim, do te jetojne shume me teper se nje periudhe tranzicioni. Por nje sulm i paparimte dhe dashakeqes qe eshte ndermarre kunder trashegimise sone te 50 vjeteve, fatkeqesisht nxjerr ne pah edhe njerezit e vete te shkolluar, por qe ne thelb jane si gjithe ata qe djegin bibliotekat.


Filmi “Apasionata” eshte nje nga filmat me te mire te para viteve ’90.


Ky film i realizuar ne vitin 1984 eshte nje film, i cili ka kapur nje problem te mprehte shoqeror, ate te tuteles qe i pengon te rinjte te percaktojne dhe te gjejne vete vendin e tyre ne jete ne baze te prirjeve dhe aftesive qe ata kane.


Drama e Arturit dhe tutela qe vendoset mbi te, e ka burimin pikerisht tek erresimi i veshtrimit te babait, i cili kerkon me cdo kusht ta beje te birin e Tij “artist”, i nxitur dhe nga petagog Jani, te cilit i duhet miqesia me te per interesa te vogla meskine.


Mesazhi qe sjell filmi eshte ky : ” Njeriu duhet te zere ne jete ate vend qe i takon”!


Filmin “Apasionata” e shoqeron nje ton liriko-dramatik, i cili buron nga natyrshmeria permes mizanskenave, lojes se aktoreve dhe nenvizimeve emocionale.

Dramaturgjikisht ky film eshte i ndertuar mire dhe ne kete rast ka ndihmuar teper baza letrare ne te cilen eshte mbeshtetur.


Letersia ka qene dhe mbetet nje pikembeshtetje e forte per krijime kinematografike. Kur ky proces i shnderrimit te vepres letrare ne veper kinematografike eshte kryer duke i gjetur mire ekuivalencat, atehere vepra letrare i ka shfaqur vlerat e veta me nje forme te re te shprehjes. Gjithe problemi qendron tek ekranizimi, i cili nuk eshte nje proces mekanik, por eshte nje proces krijues.


Filmi “Apasionata” eshte nje nder shembujt me te mire te lidhjes se letersise me kinematografine. Skenaristi Peci Dado, i cili ka shkruar dhe skenarin e filmit “Udha e shkronjave” eshte terhequr nga tregimi Apasionata i shkrimtarit Dritero Agollit. Ai shkroi nje variant te pare te skenarit dhe me vone punen krijuese te Tij e vazhdoi skenaristi Nexhati Tafa.


Regjisoret e filmit Ibrahim Muca dhe Kristaq Mitro kane dhene nje rezultat te kenaqshem.
Tek filmi ” Apasionata” te terheq vemendjen aktorja Matilda Makoci, e cila ne kete film perballon me sukses nje rol te veshtire.Talenti Makoci qendron me dinjitet prane roleve te aktoreve te mirenjohur te teatrit dhe te kinematografise si Kadri Roshi, Agim Qirjaqi, Kastriot Caushi, Margarita Xhepa , te cilet krijojne nje ansambel harmonike.


Kompozitori Gjon Simoni mbi motivet e Apasionates se Bethovenit,ka krijuar nje muzike filmi plot drite e freski.


Filmi “Apasionata” eshte nje nga filmat me te bukur qe ka prodhuar kinostudioja “Shqiperia e Re” me temen e dites dhe me vlera letrare te padiskutueshme.


Sot, ne kinema Millenium eshte premiera e filmit “KADILLAC DHE BLACKBERRIES” me skenar te Bujar Alimani dhe regji te Suela Bakos.


Skenaristit nga Patosi Z.Bujar Alimani , me deshiren e mire i uroj te jete fatlum, qe i ndjelle nga bukuria , te na japi nje skenar letrar ne nivele kaq te larta artistike si “Apasionata “,bazuar ne tregimin e shkrimtarit Dritero Agolli, film ky i realizuar para viteve ’90.


Kinemtografia, kjo dashuria jone mizore.

Ogace 25.09.2021.

Share: