DHIMBJA`( PIETA) – SKULPTURA 322 VJECARE E MIKELANXHELOS QË ENDE MAHNIT BOTËN
Përgatiti Geron Kamberi
Kushdo që ka patur mundësinë që të vizitojë qoftë edhe njëherë të vetme Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan nuk ka mundur të mos ndalet për një kohë të gjatë para Pietà, skulpturës më mbresëlënëse të skulptorit italian nga Firence, Michelangelo Buonarroti( 06.03.1475-18.02.1564) që të mahnit me bukurinë, origjinalitetin,..Besoj se cdokush mund të ketë kuriozitet të njihet me historinë e kësaj skulpture, Një histori që e kam përmbledhur për këtë skulpturë që gjithmonë të lë pa fjalë me forcën e realizimit dhe mjeshtërinë artistike të një gjeniu arti si Mikelanxhelo…
CFARË PËRFAQËSON SKULPTURA DHIMBJA(PIETA) E MIKELANXHELOS
Skulptura Dhimbja (Pietà) është një vepër e periudhës së Rilindjes italiane të shek XV që u realizua përgjatë një viti ( 1498-1499) nga skulptori i famshëm fiorentin Michelangelo Buonarroti( 06.03.1475-18.02.1564) .Kjo skulpturë është vepra e parë nga një sërë veprash të tjera që Michalengelo realizoi mbi temën e dhimbjes(Pietà. Dhimbja ose sic njihet në gjuhën italiane Pietà është një temë në artin e krishterë që përshkruan Virgjëreshën Mari duke përqafuar trupin e vdekur të Jezusit pasi atë e zbritën nga kryqi ku e kishin kryqëzuar në formë ndëshkimi. I gjithë arti i krishterë i periudhës së mesjetës që ka zbukuruar kishat , bazilikat, katedralet , kapelat( kishëzat e vogla) e manastiret e shumta ka qenë i mbizotëruar vecanërisht nga tre momente kryesore që përfaqësojnë jetën e tij sic ishte Kryqëzimi(Cruxifixion) Zbritja nga Kryqi( Deposition) Vajtim/Dhimbja(Lamentation/Pieta) dhe Ringjallja( Resurrection) .Tema e Dhimbjes(Pietà ) më shpesh gjendet e realizuar në vepra të skulpturës brenda artit të Rilindjes që përfshin këtë temë . Dhimbja ose Pietà është një formë specifike e Vajtimit të Krishtit( Lamentation) ku për Jezusin mban zi vetëm Virgjëresha Mari. Dhimbja ose Pietà është një nga tre paraqitjet e zakonshme artistike në artin e krishterë të një Virgjëreshë Mari që është pikëlluar, ndësa dy të tjerat janë Mater Dolorosa (Nëna e Dhimbjeve) dhe Stabat Mater (Nëna që rri në këmbë). Zonja apo Nëna e Dhembjeve (latinisht: Mater Dolorosa), që njihet ndryshe edhe si Zonja e Devotshmërisë, Zonja e Shtatë Dhimbjeve janë emra me të cilët karakterizohet Virgjëresha Mari në lidhje me dhimbjet në jetë. Këto dhimbje përshkruhen si 1) Profecia e Simeonit kur i thotë Marisë se Jezui do të paguajë për të shpëtuar botën , teksa Jezui fëmijë dërgohet nga Maria në Tempull ( Presentation) 2)Largimi për në Egjipt bashkë me Josefin kur mëson se mbreti Herod kërkonte ta vriste Jezu Krishtin3)Humbja e Fëmijës Jezus në Tempullin e Jeruzalemit gjatë pashkës hebreje kur Krishti 12 vjec gjëndet pas 3 ditësh duke debatuar me dijetarët(Disputation), 4)Takimi i Marisë me Jezusin në Via Dolorosa, stacioni i katërt i Kryqit; 5)Kryqëzimi i Jezusit në malin e Kalvarit 6) Zbritja e Jezusit nga Kryqi. 7)Varrimi i Jezusit nga Jozefi i Arimatheas Shtatë dhimbjet e Marisë janë një moment lutjesh e përkushtimi për besimtarët e krishterë të kishës katolike popullor katolik romak. Në imazhet e zakonshme fetare katolike, Virgjëresha Mari përshkruhet, e pikëlluar dhe e përlotur, me një ose shtatë thika të gjata ose shpata që i shpojnë zemrën, shpesh duke e gjakosur atë . Lutjet plot përkushtim që lidhen me meditim filluan të shtjellojnë mbi Shtatë Dhimbjet e saj bazuar në profecinë e Simeonit kur Jezui fëmijë u dërgua nga Maria në Tempullin e Solomonit .Veprat e artit të krishterë në kishën katolike me temën Mater Dolorosa janë ndër më të përhapurat në atë që njihet si `arti Marian
, pra të gjithë veprat e artit ( afreske, murale,ikona apo skulptura që kanë në qendër Virgjëreshën Mari .Festa e ZoNjës së Dhembjeve festohet në mënyrë liturgjike çdo 15 shtator, Ndërsa Stabat Mater (latinisht “Nëna që rri në këmbë”) është një temë e artit të krishterë ku paraqitet Virgjëresha Mari që qëndron në këmbë poshtë vendit ku është kryqëzuar Jezu Krishti. Në këto vizatime, Virgjëresha Mari është e vendosur pothuajse gjithmonë në anën e djathtë të trupit të djalit të saj Jezusit në Kryq, me Shën Gjon Pagëzorin që qëndron në të majtë. Pozicioni i tij është në kontrast me errësirën e Virgjëreshës, ku ajo shihet se po i bie të fikët. Ky përshkrim në vizatime vërehet vetëm nga periudha e vonë mesjetare e tutje. Pietà , si formë arti u zhvillua në kishat katolike të Gjermanisë (njihet me emrin “Vesperbild”) rreth vitit 1300, ndërkohë që mbërriti në Itali rreth vitit 1400 ndërkohë që ishte veçanërisht i popullarizuar në kishat katolike të Evropës Qendrore.
SI U REALIZUA SKULPTURA DHE ELEMENTËT E SAJ MË TË VECANTË
Skulptura Dhimbje (Pietà) u realizua përgjatë një viti ( 1498-1499) nga skulptori i famshëm fiorentin Michelangelo Buonarroti( 06.03.1475-18.02.1564). Skulptura fillimisht u porosit për tu vendosur në varrin monumental apo kapelën ( kishëzën) që u porosit për kardinalin francez Jean de Bilhères (23.04.1435-12.07.1499),që në atë kohë ishte ambasadori francez në Romë. Skulptura është e realizuar në memer të bardhë , të marrë nga minierat e famshme të mermerit të Carraras që ndodhet në rajonin italian të Toskanës , provinca e Massas e Carraras. Skulptura ka një strukturë piramidale, dhe kulmi i saj përkon me kokën e Marisë. Statuja zgjerohet gradualisht poshtë veshjes së Marisë duke mbërritur në bazën e saj ku Maria qëndron e ulur mbi shkëmbin e Golgotës. Përmasat e personazheve kanë arritur një ekuilibër harmonik duke patur parasysh se skulptura paraqet një burrë të rritur si Jezui , i cili qëndron i shtrirë mbi gjunjët e prehrin e një gruaje. Pjesa më e madhe e trupit të Marisë fshihet nga veshja e saj monumentale dhe marrëdhënia e të dy figurave duket mjaft e natyrshme. Figura e Marisë nga Michelangelo në lidhje me Pietà ishte shumë i ndryshëm nga ato që ishin krijuar më parë nga artistë të tjerë, pasi ai gdhendi figurën e një Mari të re dhe të bukur dhe jo të një gruaje rreth 50 vjeç. Shenjat e Kryqëzimit ( Stigmata) apo 5 Plagët e Shenjta në figurën e Krishtit janë të pakta me përjashtim të disa shenjave të vogla dhe një tregues i plagës në ijen e Jezusit që quhet plaga e pestë , të cilën ia bëri me njeë heshtë kur ishte i kryqëzuar , ushtari(centurioni) romak Longinus. Fytyra e Krishtit nuk tregon shenja vuajtje apo mundimi (Passion). Michelangelo nuk donte që versioni i tij i skulpturës së tij Dhimbha( Pietà) të përfaqësonte vdekjen, por më shumë të tregonte “vizionin fetar të braktisjes dhe fytyrën e qetë të Birit”, pra synonte përfaqësimin e bashkimit midis njeriut dhe Zotit që shenjtërohen nëpërmjet Krishtit.Kur Michelangelo u nis për të krijuar Pietà -in e tij, ai donte të krijonte një vepër që ai e përshkroi si “imazhi i zemrës”.Maria përfaqësohet përmes një gruaje në një moshë shumë re për nënën e një djali afërsisht 33-vjeçar, cka nuk është e pazakontë në përshkrimet e vuajtjeve/mundimeve të Krishtit në atë kohë.. Njëri nga shpjegimet është se rinia e saj simbolizon pastërtinë dhe dlirësinë e saj, siç i kishte thënë Mikelanxhelo biografit të tij Ascanio Condivi :`A nuk e dini se gratë e dlira e të papërlyeme qëndrojnë të freskëta shumë më tepër se ato që nuk janë të tilla?“. Një shpjegim tjetër e lidh këtë me faktin se Michelangelo u ndikua nga pasioni i tij për Komedinë Hyjnore të Dantes. Ai ishte aq i njohur me këtë vepër saqë kur shkoi në Bolonjë, pagoi dikë që do ti recitonte vargje nga kjo vepër dhe në kapitullin Parajsa Paradiso (cantica 33 e poezisë), Shën Bernardi, shpreh një lutje të vecantë për Virgjëreshën Mari.
SI U VENDOS SKULPTURA NË BAZILIKËN E SHËN PJETRIT NË VATIKAN
Pas përfundimi të Skulpturës Dhimbje (Pietà) që u realizua përgjatë një viti ( 1498-1499) nga skulptori fiorentin Michelangelo Buonarroti( 06.03.1475-18.02.1564). fillimisht u vendos në Kapelën e Santa Petronilla, një mauzole romake pranë transeptit jugor të Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan , të cilën Kardinali francez Jean de Bilhères (23.04.1435-12.07.1499), e zgjodhi si kishëzën e tij të funeralit. Kapela( kishëza) u shkatërrua më vonë nga arkitekti Donato Bramante ( 17.05.1445- 11.04.1514)gjatë rindërtimit të Bazilikës së Shën Pjetrit.. Në brezin që kalonte në gjoksin e Marisë, Michelangelo gdhendi fjalët MICHAELA GELUS BONAROTUS FLORENTIN FACIEBA (përkthimi : Michelangelo Buonarroti, Fiorentini që e realizoi) . Nënshkrimi i tij bënte jehonë nënshkrimeve nëpër skulptura që ishin përdorur nga artistët e lashtë grekë Apelles dhe Polykleitos. Në fakt kjo ishte puna e vetme që Michalexhelo vendosi nënshkrimin dhe një ndër skulpturat e pakta të epokkës së Rilindjes në mos e vetmja që është vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit . Në shek XVIII skulptura u zhvendos në vendndodhjen e saj aktuale, në kapelën e parë që ndodhet në anën veriore pas hyrjes në Bazilikën e Shën Pjetrit . Skulptuar është një vepër e rëndësishme e artit botëror pasi balancon idealet e Rilindjes të bukurisë klasike me ato të natyralizmit.
DËMTIMI I SKULPTURËS MË 21 MAJ 1972
Pas gdhendjes të skulpturës Dhimbje (Pietà) që u realizua përgjatë një viti ( 1498-1499) nga skulptori fiorentin Michelangelo Buonarroti( 06.03.1475-18.02.1564). ajo pësoi disa dëme. Gjatë vitit 1736 kur skulptuar u zhvendos për tu vendosur në vendin ku ndodhet aktualisht , katër gishtat në dorën e majtë të Marisë, u thyen dhe u rivendosën sërish nga Giuseppe Lirioni, .Por dëmi më thelbësor ndodhi më 21 Maj 1972 gjatë asaj që njihet si E Diela e Rrëshajëve), kur një gjeolog australian me origjinë hungareze Laszlo Toth ,i cili vuante nga crregullime, hyri në ambientet ku ndodhet skulptura dhe goditi atë me një cekic gjeologu duke bërtitur: “Unë jam Jezu Krishti; Unë jam ringjallur! ” Me 15 goditje që ai bëri me cekicin e tij ai i hoqi krahun Marisë në bërryl, një pjesë të hundës dhe i dëntoi njërën qepallë. Vizitorët e shumtë morën pjesët e mermerit që u shpërndanë në tokë . Disa nga këto pjesë të mermerta u kthyen, por disa nuk arritën të kthehen duke përfshirë pjesëm e mermerit të dëmtuar ku ndodhej hunda e Marisë. Për ta rindërtuar këtë pjesë u pre një pjesë mermeri nga prapa skulptirës ku ndodhej shpina e Marisë.Pas kërtij sulmi puna restauruese vazhdoi me përpikëri dhe skulptura u rikthye në vendin e saj në Bazilikën Shën Pjetrin, për të vendosur në të djathtë të hyrjes, midis derës së shenjtë dhe altarit të Shën Sebastianit. Tashmë skulptura mbrohet nga një panel xhami që është i papërshkueshëm nga plumbat.
FAMA E SKULPTURËS JASHTË ITALISË
Në vitin 1964 Skulptura Pietà u ekspozua në Panairin Botëror të Nju Jorkut që u zhvillua 22.04.1964-21.04.1965 për t’u vendosur në pavijonin e Vatikanit. Kardinali Francis Spellman, i cili kishte kërkuar statujën nga Papa Gjoni XXIII, caktoi Edward M. Kinney, Drejtorin e Transportit dhe Shërbimeve të Ndihmës Katolike – USCC, për të kryesuar Ekipet e Transportit që do të lëviznin skulpturën nga Vatikani. Statuja u dërgua me transport detar në New York duke u vendosur një arkë prej druri 6.4 cm të trashë dhe një bazament mund të 20 cm. Në rast aksidenti të anijes që mbante skulpturën dhe që udhëtonte drejt New York, arka ku ishte vendosur skulptura përmbante jastëkë aq të trashë saqë arka do të notonte mbi ujë. Ndërkohë mbi arkë ishte vendosur një fener që do të mund ta lokalizonte arkën nëse ajo do të binte në ujë ashtu sikurse arka kishte një varkë shoqëruese të bashkangjitur. Në Panairin Botëror të Nju Jorkut që u zvllua 22,004.1964-21.04.1965 vizitorët qëndruan në radhë për orë të tëra në mënyrë që të shihinin skulpturën Dhimbje (Pietà ) e cila lëvizte në mënyrë rrethore duke qenë e vendosur mbi një rrip transportieri . Sot në të gjithë kontinentet e botës ku ndodhen kisha katolike ( Europë, Amerikë, Azi) ndodhen 65 replika , skulptura të njëjta të skulpturës Dhimbje (Pietà )