Home KRYESORE FILMAT SHQIPTARE PARA VITEVE ’90, BEDENAT E LASHTE TE KESHTJELLES SE GURTE.

FILMAT SHQIPTARE PARA VITEVE ’90, BEDENAT E LASHTE TE KESHTJELLES SE GURTE.

Nga OLTA GACE

Prej kohesh kam dashur te shkruaj per filmat shqiptare te Ish Kinostudios “Shqiperia e re”, te cilet vijojne ende te transmetohen dhe pas 30 vjeteve. Ndofta nga neglizhenca, apo nga pamundesia per tu shprehur (sepse Jam e renduar sa s”ka me psikologjikisht, emocionalisht, tani se fundmi dhe fizikisht, per arsye te vazhdueshme shendetesore, familjare), kjo detyre ka mbetur e parealizuar dhe Mua me rendon si nje peshe vazhdimisht. Kultura e vendit per cdo njeri te qyteteruar eshte ushqimi baze shpirteror. Dhe ky ushqim shpirteror ne vitet e Diktatures na eshte dhene nepermjet filmit shqiptar.

Televizioni Top-Channel para disa javesh ne emisionin “Shqiperia Live” diskutoi nese filmat shqiptare te Ish Kinostudios “Shqiperia e re”(para viteve 90) jane pasuri kombetare apo propogande komuniste.

Ishte nje titull disi i veshtire per tu perballuar nga kureshtja.

Si teleshikuese e ndoqa me vemendje , mbasi behej fjale per filmat shqiptare, te cilat jane me subjekte qe flasin per vendin qe kaloi 50 vjete ne Diktature dhe jane te realizuara nga regjisore te shkelqyer.

Kureshtja Ime si shqiptare per te pare kete emision behej ne kete menyre e dyfishte vec deshires qe te degjoja komentet e gazetareve ne studio, me shoqeronte dhe dicka tjeter, ruaja ende impresione disi te pabesueshme qe me kishin lene interpretimete shkelqyera te aktoreve shqiptare.

Te vinte keq kur degjoje gazetaret te diskutonin me shume pasion nje dialog te nje filmi te para viteve 90 ..

  • Bir,zgjohu ..
    — Te ka sjelle babi buke lepurushi.. Te gjithe ndiejme emocion kur degjojme zerat e aktoreve te shkelqyer Sander Prosi dhe Bujar Lako dhe shikojme interpretimet e tyre ne kete film si dhe jemi te vetedijshem qe do te duhen dekada te tera te vine aktore te kalibrave te tille. Te nderuar gazetare dhe moderatore te tv Top-Channel dhe tv te tjera (militante te partive pozitare dhe opozitare) , dialogu i mesiperm dhe dialoge te tjere te tille ne filmat e Diktatures jane nje pjese fare e vogel, gati nje therrmije e atyre dhjetra filmave shume te mire te realizuara ne ato vite, te cilet shikohen dhe sot me shume kenaqesi nga teleshikuesit shqiptare.
    Do te ishte teper e hidhur te besoja se Ju ,gazetare keto diskutime nuk i keni bere nga shkaku i mosnjohjes dhe i moskuptimit sa duhet te historise dhe te artit shqiptare (kinemase). -Hej, zoterinj te nderuar dhe moderatore , ju lutem qetesohuni dhe ejani pak ne vete.
    -Ju lutem kontrollojeni pak” Inatin Tuaj” ? Te besh nje film eshte si te shkruash nje roman jo me laps ,por me celuloid.
    Per kete gje duhen edhe disa akte krijimtarie te tjera,sic eshte puna e regjisorit,e aktorit, e operatorit, e piktorit,e muzikantit,e teknikut,e ndricuesit etj.
    Keta me mjeshterine dhe artin e tyre, bejne te mundur qe pamjet qe jane vertitur ne mendjen e skenaristit te projektohen ne ekran si figura te fiksuara ne celuloid.
    Jemi rritur me filmat shqiptare te para viteve 90, si ” Flutura ne gabinen time”,”Te mos heshtesh”,”Rruge te bardha”,” Balada e Kurbinit”,”Duaje emrin tend”,”Dora e ngrohte”,’Ne prag te jetes”,etj,etj.
    Do te vecoja :
    ” Rruge te bardha” ,me skenar te Vath Koreshit , regji te Viktor Gjikes, dhe me nje interpretim te rolit kryesor nga Rikard Ljarja (Deda),i cili si rralle here magjepsi kinemane e atyre viteve.
    Filmi “Rruge te bardha” eshte nje “NGJARJE” per kinematografine shqiptare.
    Skenaristi i mencur Vath Koreshi ne kete film na ka dhen nje mesazh universal :’ Dashurine per njerezit.”
    Ky film eshte nje realizim i jashte zakonshem i regjisorit te shkelqyer Viktor Gjika.
    Gjithe ai stermundim i fillrojtesit per te lidhur telat e telefonit ne menyre te tille qe njerezit te komunikonin me njeri-tjetrin,si dhe finalja e Madhe me gjithe ata njerez qe vene te shpetojne Deden eshte nje HYMN per jeten e njeriut. Do te vecoja gjithashtu dhe “Baladen e Kurbinit” me skenar te Vath Koreshit dhe regji te Kujtim Cashkut.
    Sa dalin titrat e filmit “Balada e Kurbinit”ne tv te kujtohet monologu i shkruar nga i mencuri, skenaristi Vath Koreshi dhe i interpretuar aq bukur nga aktori Timo Flloko.
    -Ne pyet nena per Mua
    -Thuaji se u martua.
    -Ne pyet se c”nuse mori
    -3 plumba kraharori.
    Te shkojne mornica ne trup kur shikon kete film te realizuar me regjine e gjigandit Kujtim Cashku, sidomos vallen gjysme- dru, gjysme -njeri ,te interpretuar shkelqyeshem nga aktori Timo Flloko, si dhe me interpretimin e te talentuares Matilda Makoci. Ka nje tendence te Lige si ne politike , ashtu edhe ne art, qe duke dashur te mallkojme diktaturen ,mallkojme gjithcka. Gjithcka qe vjen nga periudha e Diktatures thuhet se eshte antinjerezore, e zeze,e shemtuar,e lige.
    Por ,gjithcka qe u be ne Diktature nuk mund te mbaje kurrsesi vetem vulen e Diktatures.
    Duke dashur te zhdukim nje te keqe teper te madhe sic eshte Diktatura, ne duhet te nxijme gjithcka ??
    Shqiptaret kane ditur te krijojne vlera te verteta ne te gjitha fushat per inerci te historise dhe te kultures se tij te vjeter. E rendesishme eshte se “Artin” e kane shprehur me KULTURE. Me dhemb deri ne kocke qe edhe mbas 30 vjeteve qe ka gazetare dhe moderatore qe krijojne solidaritete ne ordineritetin e kaafeneve dhe te pijetoreve, qe shohin me syze te zeza apo nuk duan te shohin. -Ju gazetare dhe moderatore, perse hidhni “Balte” mbi artistin ??
    -Dhe ku e gjeni kete “Balte” qe e hidhni?? Ne Keshtjellen e gurte te historise dhe te kultures (Kinostudioja), sado shtrengata dhe furtuna te bien mbi te, konstruksionet e drunjta do te vije nje dite qe do te digjen, do te behen shkrumb dhe hi, por bendenat e lashte Jo..
    Bedenat e lashte do te Mbeten … E pra, keta filma te realizuar ne vitet e Diktatures jane bedenat e lashte te keshtjelles se gurte, jane pjese e historise.
    Problemet e medha politike, sociale, ekonomike nuk duhet te na bejne qe te harrojme se duhen po aq perpjekje per ta ruajtur Artistin nga cdo balte qe mund ti hidhet.
    -Po cfare beni Ju, gazetare dhe moderatore me kete mendjelehtesi?
    -Po, “NE” cfare bejme ?
    I Jemi leshuar njeri-tjetrit ne nje lufte te ashper politike dhe nuk shikojme se cfare rreziku e kercenon Shqiperine tone te dashur.
    Ne krijimet tona letraro-artistike dhe dokumentareve te ndryshem, vete “NE”, e shajme me mburrje Shqiperine tone te dashur, shajme Veten Tone.
    Duke synuar se shajme Diktaturen, krijojme nje imazh te keq per Shqiperine, e cila ne kete menyre shembet dhe rrenohet si nje organizem qe vdes nga nje semundje e pasherueshme.
    Atehere, nese vete “NE”, do te krijojme nje imazh te tille te keq per shqiptaret, populli shqiptar si nje popull me nje kulture dhe histori te vjeter do te kthehet ne nje mase qeniesh me instikte primitive.
    Dhe, nese ky popull do te kthehet ne nje mase qeniesh me instikte primitive, atehere perse do te na duhet te hyjme ne BE???
    Perse valle??
    Perse?? Ogace 07. 04. 2021
Share: